A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për...

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama në Samitin e Demokracisë: Reforma në drejtësi, themel i agjendës sonë

Extra AL PVC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte folës në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rama mes tjerash ka thënë se si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet demokratik, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri.

Ai është shprehur se kurrë nuk do të mund të falënderojnë mjaftueshëm aleatët strategjikë, ShBA-në dhe BE-në.

Rama: Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm ShBA-në dhe BE-në

“Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet te institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama në adresimin e tij ka theksuar se, Shqipëria është anëtare krenare e kësaj bashkësie demokracish, duke dëshmuar vlerat dhe bindjet e saj në arenën ndërkombëtare. Më tej ai ka folur për revolucionin digjital të shërbimeve publike që është bërë në Shqipëri.

Rama: Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri u ka dhënë qytetarëve mundësinë e marrjes së 1,225 shërbimeve online

“Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri, që nisi vetëm me pak shërbime në e-Albania disa vjet më parë, u ka dhënë qytetarëve tanë tanimë mundësinë e marrjes së 1,225 shërbimeve online ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, që nënkupton më shumë transparencë dhe jo më ryshfet në ndërveprimin midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thotë se mund të deklarojmë fitoren kundër korrupsionit, por thjesht se mund të provojmë ambicien tonë, vullnetin dhe këmbënguljen tonë për ta luftuar atë me një vizion të qartë modernizimi”, ka thënë Rama.

Duke folur për reformën në drejtësi, ai ka shtuar se falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur.

Rama: Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të agjendës sonë të reformave transformuese

“Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të agjendës sonë të reformave transformuese, po i tregon më në fund vendit se, po, të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur: individët e lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Si pjesë e Nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Shqipëria vazhdon të punojë drejt një qeverisjeje më të hapur, më reaguese dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve të saj. Ne jemi krenarë që gjendemi në krye të indeksit të OKB-së për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe që shohim sesi hendeku gjinor në forcën e punës zvogëlohet çdo vit me hapa të qëndrueshme – nga më shumë se 20% më pak 10 vite më parë, në më pak se 14% sot”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj, kjo është ajo për të cilën luftojnë, duke u qenë të përqendruar te destinacioni i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për...

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës...

Hoti: Banka Botërore demanton propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik, ajo nuk ka kontribuuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në Berlin dhe takimeve që ka pasur me anëtarë të bundestagu gjerman kalon të nënkuptohet se...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për Srebrenicën, e cila është dashur të votohet më 2 maj. Siç raportoi N1 ndërkohë, votimi megjithatë...

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment...