Të fundit:

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...
ISP BroadcastISP Broadcast

Rakiq kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

ISP Broadcast

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë një adresim nga fshati Rudarë, ku janë vendosur barrikadime për bllokim të rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Rakiq, partia e të cilit i shërben pushtetit në Serbi, thotë se nata e mbrëmshme ishte e qetë dhe se e duan vetëm paqen. Këtë adresim Rakiq e bëri pasi Serbia paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga Perëndimi.

“Ndodhemi në Rudare në Komunën e Zveçanit dhe në emër të Shtabit të Krizës dua ta njoftojë para së gjithash opinionin se nata e mbrëmshme ishte e qetë duke iu falënderuar këtij populli trim, stoik për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe paqen”, ka thënë Rakiq.

“Ne duam vetëm paqe, s’duam asgjë të huajën, duam ta ruajmë vetëm atë që është e jona dhe familjet tona. Këto nuk janë aksione të popullit serb këto janë reaksione ndaj hapave të njëanshëm të Prishtinës. Ne kërkojmë paqe, arsye para së gjithash nga Prishtina dhe lirimin e serbëve të burgosur pa asnjë bazë dhe që Albin Kurti t’i tërheq të gjitha njëistë që i ka dërguar në veri. Pra, të ndalë maltretimin ndaj fëmijëve tanë dhe të ndalet gjahu ndaj serbëve”, thotë tutje ai.

Kosova ka shtyrë zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, që ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor. Kjo pas kërkesës së ndërkombëtarëve, për t’i evituar tensionet në veri, ku prej ditësh kanë nisur indicidentet.

Por, nga aty s’janë larguar barrikadat dhe komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Serbisë që të mos tensionojë edhe më situatën në veriun e Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka thënë se ai nuk është prapa barrikadave.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë,...

Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

Kryetari i Aleancës së Kosovës të Biznesit (AKB), Agim...

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët...

Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

Kryetari i Aleancës së Kosovës të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i vlerëson shqetësuese parashikimet se rritja ekonomike do të jetë vetëm rreth 3 për...

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova të mos jetë pjesë e një gare të rëndësishme sportive, që kësaj radhe ishte Kampionati...