spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s

Extra AL PVC

Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpejtësi ndihmën ushtarake për Kievin, tha ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, përderisa avantazhi që Rusia ka sa i përket numrit të trupave dhe armatimit, po e ndihmon Kremlinin në luftën e tij ndaj shtetit fqinj, luftë që ka hyrë në vitin e tretë.

Duke folur për Current Time, rrjetin në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, Bolton theksoi se Rusia aktualisht po shpenzon pesë apo gjashtë predha të artilerisë kundrejt një predhe që gjuan Ukraina, një shkallë, që sipas tij, “nuk është e qëndrueshme për një periudhë afatgjatë”.

Mendoj se më e mira është që të shpresojmë deri në zgjedhjet amerikane [të 5 nëntorit] është një ngërç [në luftime]. Mendoj se [presidenti rus, Vladimir] Putin, po pret [ish-presidentin amerikan, Donald] Trump. Nëse ai zgjidhet, unë do të jem shumë i shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës”, tha Bolton, duke theksuar izolacionizmin në rritje brenda Partisë Republikane në SHBA “për shkak të efektit të Donald Trumpit”.

Ky izolacionizëm, tha ai, po paralizon përpjekjet për të luftuar kërcënimet që vijnë nga Irani, Rusia dhe Kina. Sulmet që Irani kreu së fundi ndaj Izraelit, sipas tij, mund të shërbejnë si “një terapi shoku” për shumë republikan në Kongres.

Ukraina ka nevojë për ndihmë, Tajvani ka nevojë për ndihmë”, tha ai. “E gjithë kjo është pjesë e përpjekjes së njëjtë. Shpresoj që gjatë kësaj jave të ketë lëvizje të vërtetë në të gjitha këto fronte, veçmas sa i përket ndihmës për Ukrainën”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, aleat i Trumpit, më 15 prill u duk se bëri përpjekje që gjatë kësaj jave të miratohen masat për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në vlerë prej 95 miliardë dollarësh. Nga kjo shumë, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë paraparë t’i jepen Kievit.

Bolton ka shërbyer si këshilltari i tretë i Trumpit për sigurinë kombëtare në periudhë 2018-2019. Atij iu kërkua që të jepte dorëheqje nga ky post pasi për muaj të tërë kishte pasur mendime ndryshe me Shtëpinë e Bardhë sa i përket politikave. Ai po ashtu ishte ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të presidentit George W.Bush, dhe ishte mbështetës i zëshëm i pushtimit të Irakut nga SHBA-ja më 2003.

Ai aktualisht është këshilltar për politika të jashtme dhe analist politik.

Nëse kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, fiton zgjedhjet e nëntorit, Bolton paralajmëroi se ai “do të tentojë të tërhiqet nga NATO-ja”.

Do të ishte një gabim katastrofal për SHBA-në dhe mbarë botën nëse ai do të bënte diçka të tillë”, tha Bolton.

Tërheqja e SHBA-së, në thelb do ta bënte NATO-n joefektive, jo vetëm për Ukrainë, por për mbarë aleancën”.

Rusia nën presidentin Vladimir Putin “vazhdon të jetë kërcënim, veçmas pasi bashkëpunimi i saj me Kinën po rritet dhe mendoj se do të vazhdojë të rritet”, tha Bolton.

Do të jetë kërcënim derisa Putini i regjimit të largohet disi nga pushteti dhe Rusia dhe demokracia të kenë shans sërish. Nuk e di se kur mund të ndodhë kjo. Nuk jam optimist”, shtoi ai.

Bolton argumentoi se në Rusi nuk ka mekanizma të transferimit paqësor të pushtetit, në shtetin ku Putini është në pushtet që çerek shekulli dhe ku zgjedhjet “qartësisht janë të manipuluara”.

Do të jetë një periudhë shumë e rrezikshme për Rusinë”, tha Bolton. “Tani ka më pak gjasa se kurrë më parë që Rusia të bëhet pjesë e Perëndimit”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Fantastike, Kombëtarja e Taekwondo-së i sjell Kosovës 18 medalje nga Estonia

Kombëtarja e Taekwondo-së sonë ka arritur një sukses fantastik...

34 familje të komuniteteve jo shumicë bëhen me banesa nga projekti i BE-së dhe Qeverisë

34 banesa të reja janë përuruar sot për komunitetet...

Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë...

​Fantastike, Kombëtarja e Taekwondo-së i sjell Kosovës 18 medalje nga Estonia

Kombëtarja e Taekwondo-së sonë ka arritur një sukses fantastik në arenën ndërkombëtare, pasi i ka sjellë Kosovës plot 18 medalje nga Estonia. Ekipi kosovar i...

34 familje të komuniteteve jo shumicë bëhen me banesa nga projekti i BE-së dhe Qeverisë

34 banesa të reja janë përuruar sot për komunitetet jo shumicë të cilat jetojnë në kushte të vështira. E gjithë kjo mbështetje është bërë në...

Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan në mënyrë...