Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse SHBA është fituese në Ukrainë?

Extra AL PVC

Shkruan: Agron Hoti- Për ata që mëdyshin fitoren e SHBA-së në Evropë Lindore, Lindje të Mesme dhe Azi Lindore.

Fakti që SHBA ka fituar luftën globale 74 vjeçare (1917-1991) mbi komunizmin, tregon më së miri se kush do të jetë fituesi, përfituesi dhe përcaktuesi i kushteve të luftës dhe pasluftës në Ukrainë, në Lindje të Mesme dhe Azi Lindore. Hyrja në luftë e Evropës dhe Azisë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore pothuajse i pati shuajtur Evropën dhe Azinë si aktorë globalë, gjersa pati lindur SHBA-të si Superfuqinë më të fuqishme që ka njohur njerëzimi, që pak a shumë ka shpenzime ushtarake sa e tërë bota. Superfuqia e BRSS-së i qe dashur SHBA-së vetëm për t’ia ulur koston 45 vjeçare (1945-1990) të kontrollit dhe stabilizimit të vrullit gjerman e japonez, më gjerësisht të mbajtjes në kontroll më të lehtë të Evropës dhe Azisë. Kaq për BRSS-në.

Shkatërrimet luftarake Evropës dhe Azisë gjatë Luftës së Parë (1914-1918) e të Dytë Botërore (1939-1945) si dhe gjatë Luftës së Ftohtë (1947-1991) pashmangshëm që do ta mposhtnin komunizmin e drejtuar nga BRSS, sepse ishin dëmet ekonomike dhe humbjet e popullsisë në Evropë e Azi që i hapnin rrugë fitores së madhe të SHBA-së përmes fitores së demokracisë në glob, të drejtave të njeriut dhe ekonomisë së lirë.

Është logjike: kur mes tre vetave, dy prej tyre përleshen rëndë, padyshim që fiton i treti. Që i bie se kur Evropa e Azia qenë futur në luftë, fitorja ishte e SHBA-së, sepse ka mbi 100 vite që s’ka pasur luftë në tokë të SHBA-së. Sepse pas  katastrofave natyrore s’ka asgjë tjetër më shkatërruese në glob sesa luftërat.

Asgjë s’ka ndryshuar as sot. Prapë kemi në luftë në tokë të Evropës dhe Azisë dhe fituesi, përfituesi e përcaktuesi i rendit të ri botëror pashmangshëm që është dhe do të jetë SHBA. Po të mos kishte fituar koncepti i SHBA-së në glob (demokracia, të drejtat e njeriut dhe ekonomia e lirë), ekzistenca e popullit shqiptar do të ishte vënë në mëdyshje. Vetëm në saje të kësaj fitoreje të SHBA-së, u pavarësua Kosova dhe gjendja u përmirësua (nuk u perfeksionua) pozita e popullit shqiptar si asnjëherë më parë në histori.

Lufta e Ftohtë ishte kjo: BRSS mundohej të shpërndante në glob konceptin e ekonomisë së kontrolluar, përmes të cilës do të ndërtohej Moska (pra BRSS) për t’u bërë e rrezikshme për SHBA, ndërkohë që SHBA shpërndante konceptin e ekonomisë së lire për të shitur mallra në glob me sa më pak pengesa për t’i hapur kështu rrugë globalizimit, pra një bote me sa më pak kufij e barriera. E për të shtrirë ndikimin në glob SHBA duhej kontrolluar para se gjithash ujërat, sepse shumica e mallrave barten përmes tyre. BRSS edhe pse ishte Superfuqi, ajo ishte e izoluar në ujëra saktësisht siç vazhdon të jetë Rusia sot, ndërkohë që SHBA vazhdon t’i kontrollojë rrugët detare e oqeanike të tërë globit.

Sa me mjeshtri e pati menaxhuar SHBA periudhën e Luftës së Ftohtë dhe kjo vetëm e vetëm për t’i kontrolluar tri oqeanet dhe për t’i mbajtur kështu të hapura rrugët ujore:

– 1) SHBA formoi NATO-n për ta ruajtur Evropën, pra krahun lindor të saj apo thënë në saktë për ta ruajtur Oqeanin Atlantik. Asgjë s’ka ndryshuar as sot, Evropa vazhdon të ruhet nga SHBA, me një fjalë Evropa vazhdon të jetë zonë frenimi përballë Rusisë në të mire të sigurisë nacionale të SHBA-ve;

– 2) SHBA formoi Lëvizjen e të Painkuadruarve për të promovuar një paqe në dukje që shërbeu vetëm për kohën e Luftës së Ftohtë duke dekurajuar kështu Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore për të investuar në flota detare dhe duke e ruajtur kështu supremacinë detare mbi Oqeanin Indian që lidh Atlantikun me Paqësorin dhe ku kalojnë rrugët kryesore detare në glob. Asgjë s’ka ndryshuar as sot, SHBA parandalon dhe lufton daljen e Rusisë në Oqeanin Indian duke mbajtur flota të fuqishme ushtarake si dhe duke mbështetur qeverira si (Izraeli, Turqia, Arabia Saudite, India, etj.) si zona frenimi kundër Rusisë. Irani i nxitur nga Rusia synon ta sfidojë SHBA-në në Lindje të Mesme duke financuar grupe të ndryshme siç p.sh. është Hamasi në Palestinë, Hezbollahu në Liban, Houthi në Jemen, etj. Asgjë s’ka ndryshuar as sot, trajektorja nga Afganistani e deri në Ballkan vazhdon të jetë më e paqëndrueshmja në glob, pikërisht pse Rusia përmes satelitëve të saj (p.sh. Irani) mundohet ta thyejë atë për të dalur në Oqeanin Indian në jug, por që vazhdon të hasë në rezistencën e SHBA-së dhe aleatëve të saj;

– 3) SHBA mbështeti diktaturat në Amerikë Latine, Portugali, Spanjë, Greqi dhe kontrollin ushtarak të Turqisë në mënyrë që Jugu i globit të mos binte në asnjë mënyrë nën komunizëm, pra nën BRSS. Në të gjitha këto zona fitoi koncepti i SHBA-së, pra demokracia, të drejtat e njeriut dhe ekonomia e lirë;

– 4) SHBA futi nën kontroll dhe ndërtoi partneritete me Japoninë, Korenë Jugore, Tajvanin dhe Azinë Juglindore, të cilat së bashku me Australinë dhe flotën e fuqishme detare të vetë SHBA-së vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll amerikan Oqeanin Paqësor duke i ruajtur kështu krahun perëndimor të SHBA-së. Të gjitha këto shtete vazhdojnë të jenë zonë frenimi për sigurinë nacionale të SHBA-së përballë Kinës, Rusisë dhe Koresë Veriore.

– 5) SHBA pas Luftës së Dytë Botërore futi Turqinë nën kontroll ushtarak, pastaj fuqizoi Izraelin dhe ndërtoi partneritet me Arabinë Saudite si dhe futi nën ombrellën e NATO-s e BE-së Evropën Jugore për t’i përdorur që të gjitha si zona frenimi kundër çdo daljeje të mundshme të BRSS-së/Rusisë në Mesdhe për të vazhduar më pastaj në Atlantik ku do të rrezikohej drejtëpërdrejtë siguria nacionale në lindje të SHBA-së, pra në Atlantik, saktësisht ishte rrezikuar nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botëre.

As sot s’ka ndryshuar asgjë, SHBA vazhdon t’i kontrollojë të tria oqeanet dhe të përdorë zona frenimi pa u futur drejtëpërdrejtë vetë në luftë. Nga Franca e Gjermania, tanimë zona e frenimit është shtyrë në Ukrainë për ta ndalur depërtimin Rusisë në Evropë. Futja e pothuaj të gjitha vendeve të Evropës Lindore, Juglindore dhe Jugore nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s ishte humbje e madhe për Rusinë. Pamundësia e Rusisë për të futur nën kontroll Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore është padyshim fitore e SHBA-së. Fakti që Rusia nuk ka asnjë mundësi të dalë në Oqeanin Indian, Paqësor e Atlantik pa kaluar nëpër filtrat e flotës së SHBA-së është fitore e madhe për këtë të fundit.

SHBA është i vetmi shtet në glob që mund të ndërtojë dhe prish aleanca e kombinime të ndryshme rajonale dhe globale. Asnjë shtet tjetër nuk e ka këtë mundësi sot. SHBA kishte bërë aleancë me BRSS-në vetëm e vetëm për ta mposhtur me sa më pak kosto Gjermaninë dhe Japoninë. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA prishi aleancën me BRSS dhe e ndërtoi atë me Gjermani dhe Japoni, për ta mbajtur BRSS-në të rrethuar nga Perëndimi. SHBA ndërton aleanca varësisht se si i duhen kombinimet rajonale për të frenuar rivalë në rritje sikurse Kina e Rusia apo Irani.

Në Evropë, SHBA furnizon me armë Ukrainën për ta ndalur Rusinë pa pasur vetë nevojë të futet drejtëpërdrejtë në luftë. Së fundi e tha edhe NATO që “nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë”. Në Lindje të Mesme SHBA vazhdon ta mbështesë Izraelin, Arabinë Saudite me aleatë të saj, për të frenuar daljen e Iranit të nxitur nga Rusia në Oqeanin Indian. Sapo rrezikohen ujërat, SHBA është e pakompromis, prandaj së bashku me Mbretërinë e Bashkuar bombardojnë caqet e rebelëve Houthi në Jemen dhe gjëkundi nëpër Lindje të Mesme. Ndërkohë që Azi Lindore, SHBA mirëmban zonën e frenimit të Kinës duke mbështetur Japoninë, Korenë Jugore, Tajvanin, Azinë Juglindore dhe Australinë si dhe duke mbajtur flota të fuqishme detare atje.

Sigurisht që lufta është shkatërrimtare për Ukrainën. Por, ajo që është me rëndësi është fakti që rezistenca e Ukrainës së mbështetur nga SHBA ka frenuar Rusinë që të afrohet te kufiri i Polonisë, pra NATO-s. Dhe sa më e gjatë lufta, kostoja për Rusinë e izoluar nga Perëndimi do të bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, pavarësisht që Rusia sikurse në të kaluarën vazhdon t’i manipulojë shifrat e rritjes së saj ekonomike. Kjo është vërtetuar më së miri kur BRSS qe tërhequr ushtarakisht nga Evropa në 1991 përfshirë Ballkanin, pastaj nga Afganistani dhe pothuaj tërë Azia Qendrore në 1990, nga një pjesë e Kaukazit Jugor së fundmi duke e lënë Armeninë pa mbështetje përballë Azerbajxhanit që ktheu nën kontroll Nagorno Karabahun.

Ajo që është me rëndësi është fakti që SHBA duke kontrolluar Oqeanin Atlantik, Indian dhe atë Paqësor vazhdon të mos ketë luftëra në tokë të saj. Gjasat që të sulmohet territori I SHBA-së janë pothuajse zero. Kjo për faktin se SHBA përpos ujërave kontrollon hapësirën ku është duke ndërtuar platform, përmes të cilave mund të shkretojë shtete për brenda pak minutave. Përderisa deri dje ishte kontrolli i ujit dhe tokës që garantonin të qenit Superfuqi apo Perandori, sot Superfuqinë e bënë vetëm ai që kontrollon hapësirën. Asgjë s’ka ndryshuar nga historia: kush kontrollon majat e larta të maleve, ka epërsi të madhe në luftë. Edhe sot, ai që kontrollon hapësirën kontrollon botën, e këtë fuqi e ka vetëm SHBA, pavarësisht që ka përpjekje për kontroll të hapësirës edhe nga shtete tjera si Japonia, Rusia, Kina etj.

Siç e thashë më lartë: lufta mes Evropës dhe Azisë është avantazh i SHBA-së. Historia e ka dëshmuar më së miri këtë dhe po e dëshmon edhe e sotmja. SHBA vetëm duhet ta mirëmbajë këtë qasje: duke shfrytëzuar zona frenimi në Evropë e Azi përballë Rusisë, Kinës apo Iranit. Fillimi i rënies ekonomike të Kinës bashkë me tensionet në Detin e Kinës Jugore kanë ulur shkallën e investimeve në Kinë, gjersa kanë rritur atë në Japoni, kjo sipas pasqyrës së bursës më të fundit. Sigurisht që zhvillimet do të jenë serioze si në Evropë, Lindje të Mesme apo Azi Lindore, por fitorja e SHBA-së është e sigurtë dhe ky përbën lajmin më të mirë për shqiptarët.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...