Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj

Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në...

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Protestë me 1 maj/ Jasharaj mesazh Qeverisë: Uroj që të mos e kenë harruar vitin 2022

Extra AL PVC

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve.

Rreth kësaj proteste ka folur për IndeksOnline, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo protestë, do të jetë paralajmërimi i parë për Qeverinë. Përmes kësaj proteste ata do të shpalosin kërkesat e tyre, ku në mungesë të qasjes së institucioneve nuk kanë mundur ti shprehin asnjëherë që nga shtatori I vitit 2022.

‘’Me datën 1 maj ne kemi paralajmëruar protestë, ku do të jemi  të pranishëm në shesh para qeverisë me udhëheqësit sindikal të të gjitha niveleve. Do të thotë do të jenë Kryetarët e shoqatave sindikale, që nga çerdhet, shkollat fillore, të mesme, nga universitetet e Kosovës, bashkë me kryetarët e niveleve komunale, kryesinë dhe bashkë më ne në këtë protestë do të jetë edhe një pjesë e sektorit privat, që e përfaqësoj Jusuf Azemi.

Do të jetë një protestë me numër të kufizuar, dhe do të jetë paralajmërimi i parë për qeverinë. Ne do të shpalosim kërkesat tona , të cilat në mungesë të dialogut dhe qasjes së gabuar të Kurtit dhe Nagavcit për Sektorin e Arsimit, ku që nga shtatori 2022, nuk kanë gjetur kohë të takohen me ne.’’

Tutje, Jashari ka kujtuar vitin 2022, ku greva zgjati rreth një muaj dhe u shpreh se po frikësohet se kjo gjë mund të ndodhë sërish nëse Qeveria vazhdon të sillet njësoj duke I nënçmuar kërkesat e tyre.

‘’Kjo protestë do të jetë alarmi I parë ndaj qeverisë duke I kritikuar për qasjen e gabuar ndaj sindikatave, ndaj dialogut dhe duke I kritikuar që asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmëri që të merren me kërkesat tona, jo vetëm ne arsim por në tërë sektorin publik si policia, zjarrfikësit etj.

Uroj që mesazhi i 1 majit të kuptohet mirë, dhe uroj që qeveria mos ta ketë harruar vitin 2022, ku edhe atëherë u fillua me një protestë modeste, ku  qeveria heshti dhe pastaj ndodhi ajo qe nuk duhej të ndodhte. Pra greva që zgjati një muaj e më shumë në vitin 2022,  kam frike që një histori e tillë do të përsëritet prapë.

Por unë do të bëjë çmos bashkë me stafin dhe kryetarët sindikal, do ti lusë edhe anëtarësinë që viti shkollor mos të dëmtohet me greva të gjata, pasi edhe u fillua keq me vendimin e teksteve shkollore nga Nagavci.’’ tha Jasharaj për IndeksOnline.

spot_img

Të fundit

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm....

E PLOTË/ Nga Çamëria, te ligji i luftës, pensionet e emigrantëve dhe mesazhi për Mitsotakis në mes të Athinës, Rama: Duam të jetojmë në...

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u...

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momentin kur një burrë i armatosur me të kaluar...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte...