Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prof. Xhevat Krasniqi akuzohet për ngacmim seksual, për TV Arbëria flasin nga Policia dhe Prokuroria

Extra AL PVC

Reportere: Besmire Kluna

Profesori i rregullt i matematikës, Xhevat Krasniqi, në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës,‘’Hasan Prishtina’’,  në media së fundi po raportohet për ngacmim seksual ndaj disa studentëve, përgjatë kohës kur ai kishte ligjëruar në Fakultetin e Mjeksisë, vite me parë.

Fillimisht, disa studente nga Fakulteti i Mjekësisë, e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual me ç’rast të njëjtin e kanë denoncuar me shkrim se pari në Këshillin e Etikës të UP-së.

Sidoqoftë Lëvizja Feministe Studentore, me 12 Prill kanë protesuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, duke kërkuar përjashtimin e tij, si Profesor i rregulltë.

TV Arbëria, ka kontaktuar me telefon Prof. Xhevat Krasniqi, për të biseduar rreth pretendimeve dhe dyshimeve për ngacmime seksuale që po bëhen ndaj tij, mirëpo i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Ndërsa, Policia e Kosovës për TV Arbëria, nuk kanë pranuar të japin informacione lidhur me rastin e tij, bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

‘’ Referuar kërkesës suaj ju informojmë se bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, PK-ja nuk mund të jap informacione të tilla për asnjë person, përjashtuar kur vet personi apo organet kompetente të drejtësisë e kërkojnë këtë. Policia e Kosoves te gjitha rastet i trajton bazuar ne kodin penal dhe ate te procedures penale’’, thonë nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës”, kanë thënë nga PK.

 Kurse Zëdhëndësi I Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu, përmes telefonit për TV Arbëria, ka thënë se rasti në fjalë është kompetencë e Prokurorisë së Prishtinës.

 ’Ky rast mundet me kanë në Prokurori Themelore në Prishtinë, kompetencë të Prokurorisë Speciale nuk mundet me kanë, kjo vepër nuk është në kompetencë të Prokurorisë Speciale,”, ka thënë Lutfiu.

Kështu TV Arbëria, ka kontaktuar edhe me Laureta Ulaj, Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave, nga Prokuroria Themelore Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e provave lidhur me çështjen në fjalë.

‘’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju’’, ka thënë ajo.

Poashtu TV Arbëria, ka kontaktuar me telefon Suzana Manxhuka, Dekane në Fakultetin e Mjekësisë për të komentuar mbi rastin, por e njëjta nuk është përgjigjur në telefon.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që nga...