Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Pretendime të pasakta” për rastin e këmbimit të pronave, Murati: Përgjigjet duhet t’i kërkoni te Komuna e Prishtinës

Extra AL PVC

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media sot është pyetur për çështjen e këmbimi të pronës komunale në zonën Prishtina e Re me pronat e dy biznesmenëve në Badoc, ku nuk lejohen ndërtimet.

Murati ka thënë se përgjigjet duhet të kërkohen nga komuna e Prishtinës.

Ai ka thënë se nuk i takon Ministrisë së Financave që të përfshihet në një diskutim “ku ka edhe pretendime të pasakta”.

“Jam në dijeni që ka një çështje të ngritur sa i përket çështjes së këmbimit të pronave nga komuna e Prishtinës. Thënë të drejtën, e kam konsideruar të padenjë të merrem me çështjen sepse s’ka të bëjë me ministrin e Financave, përkundër që në disa raste po tentohet t’i jepet konotacion i tillë. Këmbimi i pronave, vendimet, të gjitha këto merren nga komuna e Prishtinës, prandaj çfarëdo përgjigje që kërkohet në këtë aspekt duhet ta kërkoni te komuna e Prishtinës, më saktësisht te udhëheqësia e komunës, nëse keni pretendime që ka pasur shkelje apo keqpërdorime të tilla. Prandaj nuk i takon Ministrisë së Financave që të mbajë qëndrim ose të përfshihet në një diskutim, i cili ka edhe pretendime të pasakta. Duhet të siguroheni që të gjitha informatat që prezantohen janë të sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve nuk besoj që ka dikush që më tepër se unë ka bë për të ndaluar, sidomos te keqpërdorimet tek shpronësimet apo manipulimet e ngjashme.”

Ai tha se është grupi i asamblistëve të VV’së ata që e kanë ekspozuar dhe që kanë deklaruar se kjo është shkelje.

“Me sa pashë sot ishte që është rikthy në rivendosje të komunës së Prishtinës. Është pikërisht grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që e ka ekspozu dhe që ka deklaru se kjo është shkelje cfarë po bëhet, sepse një këmbim i tillë nuk do të paraqiste interes publik dhe që ka propozu të ketë anulim të atij vendimi.  Sot ka qenë seanca, nuk e di nëse ka ndodh diçka apo nëse është marrë ndonjë vendim i tillë, mirëpo është propozim i grupit të asamblistëve të VV’së. Andaj, çfarëdo kërkese apo sqarim për këtë çështje, duhet ta kërkoni te komuna e Prishtinës, sepse është komuna që e ka marrë vendimin e tillë, që ka marrë çfarëdo vlerësimi në të kaluarën dhe në të tashmen ka qenë MF, e cila me tu njoftuar që ka pasur parregullësi gjatë procesit dhe me njoftimin e MAPL’së që do të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit, e ka pezulluar edhe vlerësimin aktual”, tha  Murati para gazetarëve. /GazetaExpress/

 

spot_img

Të fundit

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...

OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së: Largoni duart nga dëshmorët, mjaft më me shpifje e përçarje

OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj "shtëpive të civilëve në pjesën...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, as pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi deputetëve gjermanë miratimin e tij, në...