Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje, 61 vite nga lindja e Agim Ramadanit

Sot janë bërë 61 vite nga lindja e Heroit...

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna ndërtojnë qendrën për qëndrim ditor të moshuarve në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari...

Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta

Me datë 02 dhe 03 maj 2024 patrullat policore...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Extra AL PVC

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku, ku Presidentja Osmani u përballë dje me Presidentin e Serbisë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ajo tha se Kosova do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit pasi të jetë arritur më parë një marrëveshje se si do të zbatohen aktet që dalin nga Marrëveshja e nënshkruar në Ohër nga Kosova dhe Serbia vitin e kaluar.

Zëri i Amerikës: Presidente Osmani, zyrtarë të lartë amerikanë – Ndihmës-sekretari i Shtetit O’Brien para dy ditësh në Beograd dhe përfaqësuesi amerikan sot në OKB, kërkuan nga Kosova krijimin e Asociacionit. Si do t’i përgjigjeni kësaj thirrjeje?

Vjosa Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel në shkurt të vitit të kaluar dhe aneksin e marsit të vitit të kaluar në tërësi dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Por si në çdo marrëveshje tjetër, zbatimi ka planin e implementimit, apo planin e sekuencimit, i cili ende është duke u negociuar në Bruksel dhe parasheh që të dyja palët, në mënyrë paralele, të zbatojnë marrëveshjen, apo pjesët e veta të marrëveshjes.

Në këtë kontekst, marrëveshja nuk ka vetëm nenin e Asociacionit; ka edhe nenet e tjera, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga Serbia që të njohë sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, që mos të përdorë dhunën si mjet, apo forcën si mjet për raporte ndërshtetërore dhe kërkon në Nenin 4 që të mos krijojë pengesa, apo mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pra, e vetmja që Kosova po kërkon është që marrëveshja të zbatohet në tërësi e jo vetëm nga njëra palë të kërkohet zbatim i plotë, kurse nga ana tjetër mos të kërkohet zbatimi i asnjërës prej dispozitave. Natyrisht ne e dimë që ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, por janë disa parime të cilat i kemi parasysh dhe i kemi si vija të kuqe në zbatimin e Asociacionit. Ndër to është Kushtetuta e Kosovës, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, është fakti që nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu siç është shkruar edhe në letrën e [ish Përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri] Mogherinit në atë kohë dhe po ashtu të jetë në përputhje me qëndrimin amerikan të publikuar në ‘op-edin’ Cholet/Escobar.

Pra Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta. Thjesht po kërkojmë që marrëveshja të jetë marrëveshje dhe të krijojë detyrime për të dyja palët, se përndryshe e humbet kuptimin edhe marrëveshja edhe dialogu.

Zëri i Amerikës: Po meqë partnerët ndërkombëtarë të vendit tuaj po kërkojnë nga Kosova zbatimin e Asociacionit, a ka Kosova një plan për hapat e ardhshëm?

Vjosa Osmani: Plani natyrisht është i qartë. Duhet të përfundojë marrëveshja e sekuencimit, që përcakton cili hap i zbatimit duhet i pari, cili i dyti dhe kështu me radhë. Sapo të përfundojë plani i sekuencimit, natyrisht që Kosova, ashtu siç parashihet edhe në vet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, duhet të dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Pastaj i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Si Presidente e vendit unë kam një sërë shqetësimesh lidhur me draftin, por kam besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të sigurohet që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e vitit 2015, sepse përndryshe mendoj që shumë gjëra mund të keqpërdoren në praktikë gjatë interpretimit të statutit dhe mund të shkaktohen probleme të mëdha, të cilat pastaj do të jetë vështirë që të menaxhohen pa u krijuar tensione. Kështu që edhe për shkak të sigurisë, e cila është e domosdoshme për shkak të stabilitetit, i cili është parakusht për paqe, por mbi të gjitha për shkak se duhet ta ruajmë funksionalitetin e shtetit tonë, duhet të jemi të sigurt që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën para se të ndërmerren hapa për zbatimin e plotë të Asociacionit./Zëri i Amerikës/

 

spot_img

Të fundit

Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje, 61 vite nga lindja e Agim Ramadanit

Sot janë bërë 61 vite nga lindja e Heroit...

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna ndërtojnë qendrën për qëndrim ditor të moshuarve në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari...

Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta

Me datë 02 dhe 03 maj 2024 patrullat policore...

Kurti zbulon sa qytetarë janë regjsitruar deri më tani, fton të shfrytëzohen 2 javët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri...

Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje, 61 vite nga lindja e Agim Ramadanit

Sot janë bërë 61 vite nga lindja e Heroit të Kosovës Agim Ramadanit. Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej...

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna ndërtojnë qendrën për qëndrim ditor të moshuarve në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi  për ndërtimin e...

Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta

Me datë 02 dhe 03 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, Stacionit Policor Prizren...