A ja uroi lindjen e vajzës Luizit? Tregon Zhaklin Lekatari

Gazetarja, Zhaklin Lekatari gjatë kohës që ishte në rolin...

Plas sherri në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë 2 kolegë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës...

Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përvetësimi rus për t’i stërkequr nismat amerikane

Extra AL PVC

Shkruan: Agron Hoti- Rusia do dy lloje të Evropës: 1) Një Evropë të varur plotësisht nga Rusia siç gati ndodhi nga 2000-2022, ose 2) Një Evropë qoftë edhe të unifikuar por jashtë orbitës së SHBA-së.

Rusia nga viti 2000 e derisa bëri agresion në Ukrainë në shkurt 2022 është munduar me të gjitha mjetet diplomatike, ekonomike, subversive ta rrisë antiamerikanizmin në Evropë dhe për fat të keq nuk është se nuk ia kishte arritur.

Prandaj, çfarëdo iniciative amerikane që vinte në Kosovë, Rusia përmes evropianëve gjithnjë e më të varur nga Rusia ia dilte që ta stërkeqte atë aq shumë duke u munduar ta përvetësonte në mënyrë që qytetarët e Kosovës dhe opinioni i gjerë publik ta refuzonte atë. Mjafton në Kosovë ta stërkeqësh duke e etiketuar një nismë si ruse apo serbe dhe opinioni i gjerë të elektrizohet për ta refuzuar atë me shpejtësi.

Me fjalë të tjera, Rusia i qëndronte dhe vazhdon t’i qëndrojë besnike synimit të saj strategjik që projektin e Kosovës ta dështojë për të pasur pastaj argumente para botës se SHBA-ja dhe Perëndimi kishin bërë gabim kardinal kur e kishin sulmuar Serbinë për ta çliruar Kosovën. E për ta dështuar projektin e Kosovës, Rusia përmes Serbisë është e interesuar që problemi Kosovë-Serbi mos të zgjidhet asnjëherë, sepse vetëm duke e mbajtur këtë problem të pazgjidhur nuk do të investojë askush në Kosovë dhe kjo do ta nxisë në vazhdimësi ikjen e të rinjëve dhe zbrazjen e Kosovës nga shtresa më produktive e shoqërisë siç është rinia. Prandaj, Rusia s’lë gurë pa lëvizur për të goditur çfarëdo projekti apo nisme amerikane në Kosovë dhe jo vetëm, sepse vetëm SHBA është ajo që ia prish matematikat gjithkund në glob.

Shembujt më eklatantë të përvetësimit dhe stërkeqjes së nismave amerikane?

Shembulli 1: Ballkani i Hapur

Paramendoni, Ballkani i Hapur ishte nënshkruar si Mini-Schengen midis Shtëpisë së Bardhë nga Kosova dhe Serbia në shtator 2020, ndërsa evropianët e detyruar nga rusët e luftonin atë përmes Procesit të Berlinit, ndërsa Rusia dilte me deklarata se Ballkani i Hapur ishte iniciativë ruse. Ndërkohë që ishte vetë Rusia, e cila përmes Serbisë pothuajse e kishte varrosur Procesin e Berlinit. Pra, është sekret publik fakti se ishte Serbia ajo e cila shkaku i Kosovës kishte bllokuar si Procesin e Berlinit ashtu edhe Procesin e Integrimit Evropian të drejtuar nga Brukseli (Procesi i Brukselit). Me një fjalë Serbia e mbështetur nga Rusia e kishte bllokuar zhvillimin dhe integrimin e rajonit në BE.

Absurdi i llojit të vet qëndronte te fakti se si kishte mundësi që Shtëpia e Bardhë të pranonte të nënshkruhej një projekt apo nisme ruse pranë oxhakut të saj. A aq më tepër kur zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ambasadorët e saj, po i përcillnin për së afërmi punimet e takimeve të Ballkanit të Hapur, kurse rusët s’vinin asnjëherë.

Mjerisht, një pjesë jo e vogël e politikës në Kosovë, pastaj e shoqërisë civile, mediave dhe inteligjencës pati hipur mbi të njëjtën propagandë stërkeqëse të Ballkanit të Hapur, propagandë kjo që po kryesohej nga evropianët e detyruar nga rusët. Ishte vetë varrosja e Procesit të Berlinit dhe Procesit të Integrimit Evropian të drejtuar nga Brukseli, ato që i kishte shtyrë amerikanët t’i jepnin një dimension të ri, një shpresë dhe një perspektivë zhvillimore Ballkanit Perëndimor përmes Ballkanit të Hapur.

Si Ballkani i Hapur, si Procesi i Berlinit ashtu edhe Procesi i Integrimit Evropian i drejtuar nga Brukseli  (shkurt Procesi i Brukselit) kishin dhe kanë një qëllim të përbashkët madhor: që në Ballkan Perëndimor të ndërtohej një treg i përbashkët me katër liritë e lëvizjes (njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve) për t’i dhënë kështu shtysë zhvillimore një rajoni, ku procesi i Integrimit Evropian sidomos pas Brexi-tit dhe krizave të njëpasnjëshme në Evropë kishte filluar të dilte nga rendi i ditës.

As sot asgjë s’ka ndryshuar në këtë qëllim strategjik të Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit. Një Ballkan Perëndimor me një treg të përbashkët dhe me katër liritë e lëvizjes në secilin variant (Ballkan të Hapur, Proces të Berlinit apo Proces të Brukselit) do të ishte brenda ombrellës së NATO-s, ku Rusia nuk do të kishte asnjë mundësi depërtimi, aq më tepër kur Rusia ka shumë pak interesa ekonomike në Ballkan Perëndimor.

Pavarësisht gjithë kësaj që u tha më lartë, evropianët e detyruar nga rusët e stërkeqën aq shumë Ballkanin e Hapur sa ajo filloi të shihej si iniciativë ruse. Pra, një nismë tërësisht amerikane që ishte nënshkruar midis Shtëpisë së Bardhë po i stërkeqej qytetarit të Kosovës si nismë ruse. Vetë refuzimi i kësaj nisme amerikane nga një pjesë në Kosovë ishte kundër SHBA-së. Dhe përfundimisht refuzimi i Ballkanit të Hapur në Kuvendin e Kosovës e vulosi antiamerikanizmin tonë, thua ti se s’kishim tjetër çfarë tjetër të refuzonim (p.sh. Marrëveshjet e Brukselit Kosovë-Serbi, Gjykatën Speciale, etj), por gjetëm t’i refuzonim pikërisht amerikanët bashkë me të gjitha projektet dhe nismat tjera të tyre si p.sh. autostradat, planet e tyre për gaz e termocentral në Kosovë, etj.

Shembulli 2: Shkëmbimi i territoreve

Stërkeqja e qëllimshme nga evropianët për projektin e shkëmbimit të territoreve duke ua shitur atë  qytetarëve të Kosovës si projekt rus i dha goditjen përfundimtare Hashim Thaçit me shokë, të cilët u diskredituan aq shumë, saqë s’u kishte mbetur më asnjë përkrahje qytetare, e aq më pak për ta zgjidhur problemin me Serbi. Dhe meqë Thaçi me shokë s’kishin më përkrahje qytetare, por kishin ende ndikim në institucione publik dhe jetën politike në Kosovë, atëherë duhej eliminuar ata politikisht duke i prangosur në Hagë në mënyrë që ndikimi eventual i tyre në zhvillimet politike që do të pasonin të ishte sa më i papërfillshëm. Pra, qëllimi ishte që përkrahja e madhe e qeverisë që do të pasonte pas Thaçit të shfrytëzohej sa më shpejtë që të ishte e mundur për t’i kaluar vendimet e rënda përballë Serbisë.

Diskreditimi dhe prangosja e Thaçit me shokë nga Specialja ishte fitore për Rusinë, e cila deri para agresionit të saj në Ukrainë po kontrollonte pothuajse të gjitha politikat e Brukselit. Rusia përmes evropianëve, gjithnjë e më të varur nga Rusia, pasi e stërkeqi aq shumë sa ta dështonte plotësisht shkëmbimin e territoreve, riktheu prapë në tavolinë të bisedimeve dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Brukseli i kontrolluar nga Moska deri në shkurt 2022, pra një dialogu që s’kishte prodhuar pothuajse asnjë efekt sa kishte qenë Thaçi i angazhuar në të, përkundrazi vetëm sa e kishte rritur problemin Kosovë-Serbi.

Mjerisht, rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi po degradonte nga viti në vit. Nga anglezët që e ndërmjetësonin atë në fillim dhe që kishin peshë të madhe në BE, dialogu kishte rënë në duar të italianëve që kishin më pak peshë se anglezët dhe krejt në fund kishte rënë në duar të përfaqësuesve të dy shteteve që kishin edhe më pak peshë se anglezët dhe italianët, e aq më tepër që këto dy shtete s’e njihnin fare shtetin e Kosovës.

Pra, fakti që dialogut Kosovë-Serbi po i prinin dy njerëz, shtetet e të cilëve, s’e njohin pavarësinë e Kosovës (Borell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia) tregonte më së miri se çfarë ndikimi kishte pasur Rusia për ta bërë BE-në sa më të ngathtë dhe sa më të paaftë deri në shkurt 2022 duke arritur deri aty sa të ndikonte që ndërmjetësuesit të ishin sa më anti-Kosovë që të ishte mundur. Fakti që Parlamenti Evropian kishte filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët Raportin e Progresit për Kosovën dhe rajonin po e shkruanin bashkë me rusët në Moskë, flet edhe më shumë për kontrollin e Brukselit nga Rusia. Dhe fakti që zyrtarë të lartë të shumë vendeve të BE-së dhe institucioneve të saj po e shihnin Putinin si model burrështeti e vërtetonte më së mirë kontrollin rus mbi Brukselin.

Dhe ja ku jemi sot. Shkuan gati 4 vite të qeverisë aktuale duke u marrë vetëm me dialog dhe problemi Kosovë-Serbi vetëm sa është rritur. Pra, dialogu në vend që të prodhonte zgjidhje përfundimtare, e ka larguar Kosovën edhe më shumë nga zgjidhja, bile duke e prishur edhe me SHBA e BE. Dhe kjo po çon ujë vetëm në Serbi e Rusi, të cilat, ashtu sikurse në të kaluarën, edhe sot e nesër do të mundohen me çdo çmim që ky problem të mos zgjidhet asnjëherë. Serbia e Rusia, të vetëdijshme që loja po zhvillohet në territorin e Kosovës, po pengojnë me çdo kusht çfarëdo zgjidhje të mundshme të problemit, sepse mos-zgjidhja e problemit me tensione të vazhdueshme po e ekspozon Kosovën para botës si njëfarë Palestine që po zbyth çfarëdo investimit të mundshëm nga jashtë.

Prandaj, kushdo që thotë se evropianët e kanë pasur të sinqertë luftën e tyre kundër shkëmbimit të territoreve, bie në shtratin rus, sepse rusët, si në kohën e Hashim Thaçit ashtu edhe sot, duan që problemi Kosovë-Serbi të zgjasë deri në pafundësi. Janë amerikanët ata që si dje ashtu edhe sot janë të interesuar ta zgjidhin problemin me Serbi, prandaj as sot s’e mohojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje përfundimtare e nyjes shqiptaro-serbe.

/TV Arbëria

 

 

spot_img

Të fundit

A ja uroi lindjen e vajzës Luizit? Tregon Zhaklin Lekatari

Gazetarja, Zhaklin Lekatari gjatë kohës që ishte në rolin...

Plas sherri në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë 2 kolegë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës...

Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja...

Petulla të shpejta me kos, receta fantastike e shtëpisë

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për...

A ja uroi lindjen e vajzës Luizit? Tregon Zhaklin Lekatari

Gazetarja, Zhaklin Lekatari gjatë kohës që ishte në rolin e opinionistës në “Big Brother VIP Albania” në sezonin e dytë u përball me shumë...

Plas sherri në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë 2 kolegë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës, një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka goditur...

Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit të hiqnit dorë? Mos u shqetësoni, ne kemi një...