Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Policia kujdeset për rendin dhe qetësinë në veri

ISP Broadcast

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për rendin dhe qetësinë publike.

Automjete të KFOR-it dhe EULEX-it shihen po ashtu duke qarkulluar në këto zona, ndërsa qytetarët e këtyre lagjeve tani ndihen më të sigurtë.

Ali Mehmeti, qytetar, tha se prezenca e policisë në këtë pjesë të qytetit është e domosdoshme.

Sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për unitet të qytetarëve, ndërsa sa i përket zgjedhjeve, ai tha se ato duhet të mbahen gjithsesi.

Mehmeti: Ata që bëjnë tash ndarjen, kanë bërë tradhti kombëtare

“Normalisht që prezenca e policisë është e domosdoshme sepse mos të ishte policia as ne nuk kishim guxuar dhe sigurisht që s’kishim qëndruar… Unë nuk ndaj tash pozitë dhe opozitë, ata që bëjnë tash ndarjen, kanë bërë tradhti kombëtare… Është budallallëk të mendosh bile (mos të mbahen zgjedhjet), këta këto mundësi i kanë me bë pengesa, jo më shumë dhe nuk kam frikë se do të ketë ndonjë viktimë apo diçka e ngjashme”, ka thënë Mehmeti.

Në orët e mbrëmjes të së enjtes, Policia e Kosovës shtoi praninë në pjesën veriore të vendit pas shpërthimeve dhe gjuajtjeve me armë. Për pasojë, pati edhe një polic të plagosur i cili është operuar në QKUK dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...