Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur...

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator – kaq u dënua

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Peticion për lirimin e kosovarit që u arrestua nën akuza te rreme se ishte në UÇK – familja kërkon ndërhyrjen e Londrës

Extra AL PVC

Lironi Sadik Durakun nga burgimi i paligjshëm”. Kjo është thirrja që po bëhet përmes një peticioni të që e ka nisur familja e qytetarit të Kosovës që u arrestua të mërkurën nga autoristetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci.

Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë Sadik Durakun, që jetonte në Brighton të Mbretërisë së Bashkuar, për dyshimet se “ka kryer krime lufte”.

Suzana Duraku, vajza e tij, në peticionin e nisur ka kërkuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për lirimin e babait të saj, raporton Gazeta Express.

Ai mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ka kryer krime lufte gjatë kohës së supozuar në vitin 1999”, shkruhet në peticion, ku thuhet se ai në në vitin 1998 së bashku me familjen kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largoheshim nga MB deri në vitin 2004”, shkruan vajza.

Në këtë moment kritik, familja e Sadik Durakut po kërkon “prova të prekshme për t’ hedhur poshtë këto akuza të pabaza” dhe thonë se kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij në brug.

Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda MB nga viti 1998 deri në 1999 është jetik. Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe, së bashku me Ambasadën Britanike, duhet të jetë në gjendje ta angazhojë një vëzhgues”, thuhet në peticion.

Ajo që na duhet gjithashtu është presioni nga MB për ta liruar babanë tim”, shkruan Suzana Duraku.

Për Sadik Durakun, vajza e tij tregon se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës”.

Ai pati një sulm në zemër në vitin 2021 dhe pësoi një arrest kardiak. Edhe sot e kësaj dite, ai vuan nga ky sulm në zemër dhe ka një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut. Shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij”, shkruan familja në peticionin e nisur.

Familja është e frikësuar se çfarë do të ndodhë me familjarin e tyre, ndërsa kërkon të ushtrohet presion mbi qeverinë që “të ndërhyjë për të garantuar sigurinë e tij gjatë kohës që ai është dhe të ndihmojë për ta sjellë atë në shtëpi”.

Nënshkruajeni këtë peticion. Ndani thirrjen tonë në qarqet dhe platformat tuaja sociale, duke etiketuar Peter Kyle, Ambasadën Britanike dhe Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Çdo nënshkrim dhe pak ndërgjegjësim që mund ta ngremë ndihmon”, shkruan ndër tjerash familja në peticion.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të...

Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur...

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator – kaq u dënua

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të...

Një në dy hotele në Zvicër planifikon të rrisë çmimet këtë verë për të përballuar mungesat e stafit

Në total, 44% e hoteleve kanë luftuar për të plotësuar vendet e tyre të lira në vitin 2023, sipas HotellerieSuisse. Kuzhinierët dhe stafi i shërbimit...

OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se është “thellësisht e alarmuar” nga rikthimi i dhunës në rajonin Rakhine...

Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur në Kosovë dhe një afgan 31-vjeçar u dënuan me burgim shtesë nga Gjykata e Qarkut...