Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përplasje gjatë raportimit të ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi, e largojnë nga salla shefin e kabinetit të saj

Përplasje gjatë raportimit të ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi, e largojnë nga salla shefin e kabinetit të saj

Raportimi i ministers së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi është duke u përcjellur me përplasje të shumta mes ministres dhe anëtarëve të këtij komisioni.

Diskutimi për ligjin për Inspektoratin e Tregut, përplasi deputetët Pal Lekaj (AAK) dhe Valentina Bunjaku (LDK) me ministren Hajdari, transmeton Telegrafi.

Për sjelljet e këtyre deputetëve, reagoi shefi i stafit të kabinetit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kushtrim Dakaj, të cilin e detyruan të largohet nga salla e raportimit.

“Le të pushon pak. Lirona sallën dhe mos eja më kështu më këtë ngarkesë, dhe nuk e di as kush ke”, deklaroi kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Ndërsa, Lekaj dhe Bunjaku dëgjohen duke i thënë në vazhdimësi që të liron sallën “Çohu, lirona sallën”.

Pas kësaj, reagoi ministrja Hajdari, e cila kritikoi Shalën që nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj deputetëve për gjuhën bullizuese të përdorur gjatë mbajtjes së komisioni.

“Zyrtari që ju e largut është shefi i stafit të kabinitetit të Industrisë, Kushtrim Dakaj. U indinjua nga sjelljet, prandaj ishte ky reagim i tij. A është e lejuar që unë të bullizohem, a more ndonjë masë, ka qenë bullizim nga deputeti Pal Lekaj dhe Valentina Bunjaku. Zbatoje legjislacionin. Për hir të publikut unë nuk e përdori gjuhën e bullizimit”, tha ministrja. /Telegrafi/

Themes by WordPress