Burrë e grua u gjetën të pajetë në Gjirokastër, shoqërohen në polici 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me...

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfundoi protesta kundër Gjykatës Speciale

Extra AL PVC

Përfundoi protesta e mbajtur sot në Prishtinë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, e organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Me pankarta “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Gjykatë Speciale-Padrejtësi Speciale”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, qindra qytetarë e kundërshtuan dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa nga Gjykata Speciale.

Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet. Në protestë i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu mori pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale.

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati tha se Gjykata Speciale dëshiron ta rishkruajë historinë e UÇK-së duke ja bashkangjitur edhe tri fjalë të tjera, “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, derisa tha se dënimi i dhënë nuk është në emër të popullit.

“Historia jonë e vonë është shkru me tre fjalë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo gjykata po don me rishkru këtë histori duke ja bashkangjitë edhe tri fjalë të tjera Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Plus thonë në emër të popullit. Ne emër të cilit popull? Në emër tim? M’falni por Jo. Le ta din kjo Gjykatë që për neve edhe për gjithë botën kjo histori është shkru veç me tri fjalë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Kastrati.

Natyra Kuqi nga PSD tha se në Universitetet Botërore është futur një lëndë, ku flitet për krimet e luftës që UÇK nuk i ka bërë anjëherë.

Kuqi kërkoi nga të gjithë të angazhihën në mbrojtje pasi sipas saj kjo Gjykatë po sjell vetëm padrejtësi.

“Na thanë se ska rëndësi çka shkruhet e bëhet, por sot jemi dëshmitarë se në Univeristetet Botërore, UÇK është futur në një lëndë ku flitet për krime luftë. Për çka të rinjtë që kanë lind pas vitit ’99 janë duke e mësuar një landë ku flitet për gjërat që asnjëherë UÇK-ja nuk i ka bërë. Është e rendesishme që historia të mbrohet. Kur mbrohet UÇK mbrohet shtetësia e Kosovës, sepse gurthemeli është UÇK. Kur kriminalizohet UÇK kriminalizohet shteti i Kosovës. Nuk duhet të jemi neglizhentë, por të angazhdohemi në mbrojtje, liri e drejtësi, pasi e vetmja gjë qe po na sillet kjo gjyktaë është padrejtësi. UÇK duhet të mbrohet nga çdokush, UÇK është arsyja pse sot ekzistojmë”, tha Kuqi.

Kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se pavarësisht se Kosova është shtet i pavarur, populli po vazhdon me shumë padrejtësi, derisa kërkoi nga Kuvendi të jetë në nivel të detyrës dhe ta ndryshojë ligjin e dhomave të specializuara.

“Gjykata speciale gjykon vetëm shqiptarët dhe jo masakrat që i ka shqiptuar Serbia. Nuk ka gjykatë në botë, e cila merret vetëm me një etni. Kuvendi duhet të jetë në nivel të detyrës dhe ta ndryshojë ligjin e dhomave të specializuara”, tha Klinaku.

Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përshëndeti krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Molliqaj tha se duhet të ndërrohet jurediksioni i kësaj Gjykatë, sipas tij, kjo gjykatë ndjek vetëm krimet që i ka bërë UÇK.

“Edhe 23 vite pas çlirimit të Kosovës, çlirimi po ka kosto. Procesi i speciales na ka nxerrë një mësim, liria mund të fitohet një herë por duhet mbrojtur çdoherë sepse në momentin qe nuk mbrohet shtrëmbohet. Kërkesat tona janë të ndrërrohet jurediksioni i kësaj gjykate, kjo gjykatë i ndjek vetëm krimet që i ka bërë UÇK. Nëse duan drejtësi ndjeken krimet, nëse duan padrejtësi ndjek UÇK”, shtoi Molliqaj.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Bie goli i parë mes Romës e Bayer Leverkusenit (VIDEO)

Është shënuar goli i parë në “Stadio Olimpico”, ku...

Burrë e grua u gjetën të pajetë në Gjirokastër, shoqërohen në polici 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me...

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar...

​Bie goli i parë mes Romës e Bayer Leverkusenit (VIDEO)

Është shënuar goli i parë në “Stadio Olimpico”, ku po luhet gjysmëfinalja e Ligës së Evropës mes Romës dhe Bayer Leverkusenit. Bayer Leverkuseni ka arritur...

Burrë e grua u gjetën të pajetë në Gjirokastër, shoqërohen në polici 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift të moshuarish...

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar qëndron në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Thuhet se dy gra...