Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfundimisht po çirren maskat

Extra AL PVC

Shkruan: Agron Hoti- E kam thënë dhe po e përsëris, sa më shumë që Rusia dhe pse jo edhe Kina po e fusnin nën kontroll politik dhe ekonomik BE-në nga 2000-2022, koha kjo kur SHBA ishte e zënë me luftën kundër terrorizmit në Azi (2001-2022), aq më e fuqishme po bëhej armata e kinseshqiptarëve në Kosovë të orkestruar nga Rusia e Serbia para se gjithash kundër UÇK-së dhe Strukturës së saj dhe më pas kundër çfarëdo vlere tjetër shqiptare.

Kob-zi-mbjellja, nxitja e luftës vëllavrasëse mes politikës, përçarjet brutale, poshtërimi i UÇK-së dhe çfarëdo shpirti patriotik, gjyqet anti-UÇK, antivlera dhe islami politik vazhdojnë të jenë projeksion serb e rus për të shkaktuar demoralizim gjithëpopullor për të nxitur sa më shumë ikjen e rinisë saktësisht siç po ndodh edhe sot me të madhe.

Serbia, ashtu sikurse çdo pushtues në glob, ishte brutale dhe barbare vetëm ndaj atyre që i kthyen pushkën dhe tërë asaj vije patriotike shqiptare për mbi 100 vite. Serbia me plan shtetëror sistematikisht përndoqi, torturoi, vrau, zhduku pa gjurmë dhe deportoi në Turqi pafund shqiptarë me qëllimin e vetëm shfarosjen tonë për të dalë e lirë në Detin Adriatik si projeksion edhe i sotshëm rus për ta shtyrë kufirin sllav sa më thellë Perëndimit.

Për fatin tonë të mirë, mbështetja që SHBA po i bën Ukrainës duke i detyruar edhe të përgjumurit evropianë kundër Rusisë, përpos që ua çori maskat të gjitha atyre shteteve të BE-së që si model burrështeti po e shihnin Putinin ndaj edhe po e mbështesnin fuqishëm Vuçiçin në kurriz të UÇK-së dhe Strukturës së saj që sikurse deri dje edhe sot po paguan çmim lirie në Hagë, ua çori maskat edhe gjithë asaj armate kinseshqiptarësh, së cilës tërë jetën i shkuan lotët rrëke për Serbi duke ndërtuar një frymë brutale antikombëtare se kinse Jugosllavia e Serbia na i paskëshin lulëzuar shqiptarët, ndërsa lufta çlirimtare e UÇK-së dhe Krerëve të saj na i paskëshin shkatërruar ata. Demek Serbia e mira, UÇK dhe Krerët e saj e keqja. Demek Rrahman Morina i mirë, e Adem Demaçi i keq. Mjerisht ky është rrëfimi serb që sot fluturon nëpër kokat e armatës kinseshqiptare që po mundohen ta mbjellin gjithandej Kosovës dhe jo vetëm. E qartë, qeni leh aty ku ha.

Pra, antishqiptari të flet për pastërti morale, kundërkorrupsion, rregull, akademizëm të rrejshëm, njerëzillëk e shpëtim kombi, saktësisht siç proklamon parreshtur Serbia se Kosova na qenkësh shkatërruar pas 1999 nga korrupsioni dhe për rrjedhojë na qenkësh bërë edhe shtet i dështuar. Sa keq që na i ardhka Serbisë për shkatërrimin dhe dështimin e Kosovës pas vitit 1999, saktësisht siç i paskësh ardhur keq edhe kur i pati futur flakën për ta djegur Kosovën bashkë me njerëz, kafshë, bimë dhe me tërë pasurinë që kishim!

Ndërkohë që është i njëjti antishqiptar dhe armata si ai apo ajo, që deri kishte qenë pjesë e planit serb për shfarosjen e shqiptarëve. Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha. Prandaj, këta kinseshqiptarë përmendin dhe dinë më së miri zejen e shkatërrimit, sepse bashkë me Serbi të njëjtën e zbatuan kundër popullit të tyre (shqiptar) që i lindi e rriti.

Fatmirësisht kjo maskë tanimë ka filluar t’u çirret kinseakademikëve që nëpër debate publike lozin patriotin shqiptar sipas valles serbe, ndërkohë që sa më shumë që do të dobësohet Rusia në Ukrainë, aq më shumë do të demaskohet Serbia bashkë me tërë armatën e saj kinseshqiptare që ende po mundohet të ndërtojë rrëfimin se vuajtjet, sakrifica, gjaku dhe lufta e UÇK-së dhe gjithë vijës patriotike shqiptare kundër Serbisë na paskëshin qenë gabim i madh dhe se Kosova na qenkësh futur nën pushtim efektiv vetëm pas 1999 e asesi para këtij viti kur për shqiptar zezën e leckosur, nënushqyer dhe poshtëruar ishte ndalur edhe vetë historia.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër zv.kryeministrin Besnik Bislimi, i cili, në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë...