Fillon festa në sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ka filluar festa për nder të 619-vjetorit të heroit...

Maratonistët mbërrijnë në Prishtinë

Maratonistët të cilët u nisën nga Prekazi për nder...

Artistët ekspozojnë pikturat me figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Artistët të cilët ndodhen në sheshin Skënderbeu në Prishtinë,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Për 26 asete në shitje nga AKP-ja pranohen 68 oferta

Extra AL PVC

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 65 përmes metodës së likuidimit, shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore në dispozicion për shitje.

Për 26 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 68 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2 milionë e 306 mijë e 680 euro.

Muharrem Arifi, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit ekzekutiv – operativ në AKP, tha se po vazhdon shpërndarja e 20 % për punëtorët, ku deri më tani janë shpërndajmë 163 milionë e 379 mijë e 229 euro, teksa numri i përgjithshëm i përfituesve të 20% është 52.092.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani janë privatizuar 2 mijë e 939 asete të ndryshme, teksa në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar 784 milionë e 114 mijë e 302 euro.

Ndërsa, shuma e fondeve të shpërndara te kreditorët e ligjshëm është 61 milionë e 700 mijë e 360 euro për 307 ndërmarrje shoqërore në likuidim.

AKP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Fillon festa në sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ka filluar festa për nder të 619-vjetorit të heroit...

Maratonistët mbërrijnë në Prishtinë

Maratonistët të cilët u nisën nga Prekazi për nder...

Artistët ekspozojnë pikturat me figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Artistët të cilët ndodhen në sheshin Skënderbeu në Prishtinë,...

Fillon festa në sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ka filluar festa për nder të 619-vjetorit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ngjarja po ndodh në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku do vijojë me shumë...

Maratonistët mbërrijnë në Prishtinë

Maratonistët të cilët u nisën nga Prekazi për nder të 619-vjetorit të Skënderbeut, kanë arritur në Prishtinë. "Nuk është shqiptar ai që e shan figurën...

Artistët ekspozojnë pikturat me figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Artistët të cilët ndodhen në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, po ekspozojnë pikturat e tyre me figurën e Skënderbeut, raporton TV Arbëria. Ngjarja po ndodh në...