spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë, kërkojmë miratimin e tij

Extra AL PVC

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, sot përmes një konference për media, akuzuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Musliu u shpreh se bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po bëhet pa asnjë arsye përmbajtësore dhe sepse sipas saj, këtë projektligj e ka hartuar PDK.

Musliu: Bojkotimi nga deputetët e LVV-së po bëhet sepse projektligjin e ka inicuar PDK

“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për të proceduar Proektligjin Nr. 08/L-160, që rregullon pensionet zyrtare policore të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoriatit Policor të Kosovës me autorizimet policore. Që nga data 17 nëntor të këtij viti e deri më tani, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projketligj dhe t’i dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet,pra Lëvizjes Vetëvendosje bëhet pas asnjë arsye përmbajtësore, vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka inicuar Partia Demokratike e Kosovës.”, tha Musliu.

Ajo deklaroi se kanë vlerësuar që është në dobi të Policisë dhe sistemit të sigurisë që përmes ligjit në fjalë, të ndihmohet ripërtrirja e Policisë, e që siç tha ajo, fatkeqësisht, aktulisht figuron si më e vjetra në rajon.

Musliu: Me projektligj janë përcaktuar katër lloje të pensioneve

“Me këtë projektligj propozohet rregullimi ligjor i njohjes së të drejtës në pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoriatit Policor të Kosovës me autorizime policore. Përmes tij, do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe bëhen kategorizimin e pensioneve për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoriatit Policor dhe familjarët e tyre. Me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve dhe atë si në vijim: pensioni i rregullt, pensioni invalidor dhe pensioni familjarë dhe ai vullnetar.”, tha Musliu.

Sipas saj, gjjithçka që i duhet Policisë së Kosovës është mbështetja e parezervë e Qeverisë ndaj tyre.

Musliu u shpreh se si PDK kërkojnë që urgjentisht dhe pa vonesa që qeveria të sigurojë gjithçka që duhet që policët të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës. Ajo u bëri thirrje kryeministrit Albin Kurtit dhe deputetëve të Vetëvendosjes që t’i lënë inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e projektligjit në fjalë.

Ndërsa, deputeti Rashit Qalaj tha se si parti demokratike do të insistojnë edhe në vazhdim, që ligji të shkojë në Kuvend dhe që t’i bindin deputetët që ligji të kalojë.

Qalaj: Do t’i bindin deputetët që ligji të kalojë

“Do të bëjmë të pamundurën që t’i bindim deputetët, të gjithë që janë Paralamentin e Kosovës, që ky ligj të kalojë, që ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovës që t’i rritë kapacitetet operacionale të saj, gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda, të dalin sa ma shpejt në pension, të kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja.”, u shpreh ai.

Po ashtu, PDK kërkoi që Qeveria të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

FOTO| Kështu duket si nuse vajza e Lutfi Hazirit

Sonte është martuar Kënga, vajza e madhe e politikanit,...

Ard Gashi e ish “Miss Universe Kosova” shihen krahë njëri-tjetrit

Që nga hyrja në “Big Brother VIP Kosova”, nuk...

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit,...

FOTO| Kështu duket si nuse vajza e Lutfi Hazirit

Sonte është martuar Kënga, vajza e madhe e politikanit, Lutfi Hazir. Dashurinë me djalin nga Tirana, ajo e ka kurorëzuar me martesë. Këto janë fotot e...

Ard Gashi e ish “Miss Universe Kosova” shihen krahë njëri-tjetrit

Që nga hyrja në “Big Brother VIP Kosova”, nuk janë ndalur lajmet e thashethemet për dyshen Ard Gashi e Mirdon Pacolli. Edhe vera ishte tejet...

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar motoçiklisti. Lajmin për TV...