Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje...

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është...

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) po heton veprimet e Izraelit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik: Bie ndesh me parimet e BE-së

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik.

Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një konferencë për media, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, tha se ka bazë të mirëfilltë që kjo gjykatë ta shfuqizojë këtë ligj, që sipas tij, synon nënshtrimin e administratës publike.

Lushtaku: Kushtetuesja ka bazë ligjore për ta shfuqizuar Ligjin për zyrtarët publik

“Ne mendojmë që është bërë një shkelje e radhës e Kushtetutës, duke shkelur dinjitetin e nëpunësve civilë, njerëzve, qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, kemi menduar që në katër pika të shkeljes së këtij ligji t’i paraqesim në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, ne mendojmë se ka bazë që Kushtetuesja jo vetëm që të pezullojë, por edhe ta shfuqizojë Ligjin për zyrtarët publikë”, tha ai.

Ndërsa, koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, Përparim Gruda tha se Ligji për zyrtarët publik adreson një varg shkeljesh të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Gruda: Ky ligj shkel detyrimet, të cilat Kosova i ka marrë ndaj Bashkimit Evropian

“Jemi të sigurti se ly ligj çon në një politizim të skajshëm të administratës publike. Po ashtu, ky ligj shkel detyrimet, të cilat Kosova i ka marrë ndaj Bashkimit Evropian si rezultat i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, një marrëveshje e cila është mbi ligjet e Kosovës dhe që ka statusin e tillë, sepse ia përcakton Kushtetuta. Në këtë kuptim, kjo është shkelje e Kushtetutës”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publik.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje...

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që...

Çfarë duhet të hani për mëngjes, për të qëndruar në formë?

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes...

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është...

Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje pa leje në Prishtinë. Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar...

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që shumica e telefonave inteligjentë duhet të karikohen çdo ditë, madje disa prej tyre disa herë...

Çfarë duhet të hani për mëngjes, për të qëndruar në formë?

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve dhe nutricionistëve,...