Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pasi u bë e ditur nga Agim Ademi që Drilon Hazrollaj është në listën e Franco Fodas, atij i dërgohet ftesa për ndeshjet e marsit

Extra AL PVC

Pas pohimit nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, se Drilon Hazrollaj është në listën e trajnerit të ri të Përfaqësueses së Kosovës, Franco Fodas, atij i dërgohet ftesa për ndeshjet e Kosovës në mars.

19-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Malishevës, mirëpo përzgjedhësi i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, nuk llogarit më në shërbimet e tij.

Siç dihet, Tovërlani kohë më parë kishte deklaruar se Hazrollaj e ka derën e mbyllur te “Dardanët”, derisa ai të jetë trajner i Kosovës U-21.

Megjithatë, Ademi në një intervistë të dhënë së fundi për “TV Arbëria”, ka thënë se sulmuesi i Malishevës mund të ftohet nga Kombëtarja A.

Sipas të parit të FFK-së, Hazrollaj është në listën e përzgjedhësit të ri, Franco Foda.

“Hazrollaj mund të mos luaj asnjëherë te Afrim Tovërlani në U-21. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të luaj të Kombëtarja A. Pse? Sepse ky trajneri i ri që ka ardh (Franco Foda) unë e kam parë që e ka në lista dhe sigurisht se do t’i shkojë një ftesë”, ka thënë Ademi.

Dardanët do të luajnë fillimisht më 22 mars kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë në Budapest.

Ndryshe, Hazrollaj është duke shkëlqyer në Superligën e Kosovës, pasi këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe 7 asistime në kampionat, dhe tri gola dhe dy asistime tjera në Kupën e Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të cilën vepër...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht voice messages dhe ata që nuk i durojnë dot. Sigurisht, të dyja grupimet mund të...