spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas “sherrit” me Tate, Greta Thunberg arrestohet nga policia për protestat në minierën e qymyrit

Extra AL PVC

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg është arrestuar nga autoritetet në Gjermani pasi mori pjesë në një protestë mjedisore. Aktivistja suedez udhëtoi për në Gjermaninë perëndimore të shtunën (14 janar) për t’u bashkuar me vendasit në demonstratën e tyre kundër prishjes së fshatit Lützerath për t’i hapur rrugë një zgjerimi të minierës së qymyrit.

Policia thotë se kjo është hera e dytë që Greta lëvizet nga autoritetet këtë javë. Si pjesë e protestës, dhjetëra aktivistë të klimës ishin ngjitur në një rrugë kryesore në qytetin perëndimor të Gjermanisë të Këlnit dhe në një ndërtesë të qeverisë shtetërore në Düsseldorf.

Aktivistët pushtuan gjithashtu një gërmues gjigant në një tjetër minierë qymyri në perëndim të vendit si pjesë e demonstratave të së martës dhe iu bashkuan një marshimi proteste pranë Lützerath.

Disa aktivistë që morën pjesë në demonstratë vrapuan drejt minierës së hapur Garzweiler, ndërsa një protestues ishte në gjendje të hynte në minierë. Protestues të tjerë u përleshën me policinë pranë minierës dhe oficerët përdorën shkopinj e sprej piperi.

Një zëdhënës i forcës lokale të policisë Aachen konfirmoi se Greta ishte pjesë e grupit të protestuesve që ‘sulmuan’ skajin e minierës.

spot_img

Të fundit

Publikohet fotografia e polices që u gjet e vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot...

Vuçiq i jep llogari menjëherë ambasadorit rus pas pritjes së gruas së Zelenskyt dhe kryediplomatit të Ukrainës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që pati...

NISMA për takimin e kryeministrit dhe kreut të PDK-së “Memli Krasniqi zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin para koordinimit me opozitën”

Pas takimit ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka ardhur një reagim nga partia Nisma Socialdemokrate. Nga kjo parti...

Publikohet fotografia e polices që u gjet e vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në shtëpinë e saj në Gjilan. Sinjali raporton se viktima është Lumnije Dervodeli -Borovci dhe se...

Pas shtatores, përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë, ambasadori i Kosovës në Portugali: Simbol i miqësisë mes dy vendeve

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu ka njoftuar se një rrugë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, e ka marrë emrin “Nënë Tereza”. Kryeziu që...