Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari...

Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias...

Kina lëshon sondën e Hënës ndërsa gara hapësinore me SHBA-në po nxehet

Kina nisi të premten një mision hënor pa ekuipazh...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pantiq e të tjerët deklarohen të pafajshëm për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë

Extra AL PVC

Të akuzuarit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Një deklarim të tillë, të njëjtit e dhanë të martën, në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Afrim Shefkiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Absolutisht nuk jam fajtor”, tha i akuzuari Pantiq.

Edhe të akuzuarit Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq deklaruan se nuk e ndjejnë veten fajtor.

Meqenëse të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, i ka njoftuar të njëjtit që brenda afatit ligjore prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe, seanca fillestare e caktuar më 12 janar 2024, ishte shtyrë me propozim të mbrojtjes pasi që të njëjtit nuk ishin pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.

Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe ty të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

 

spot_img

Të fundit

Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari...

Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias...

Kina lëshon sondën e Hënës ndërsa gara hapësinore me SHBA-në po nxehet

Kina nisi të premten një mision hënor pa ekuipazh...

Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin e Zonës...

Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë e medias...

Kina lëshon sondën e Hënës ndërsa gara hapësinore me SHBA-në po nxehet

Kina nisi të premten një mision hënor pa ekuipazh që synon të sjellë përsëri mostra nga ana e largët e Hënës për herë të...