Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Osmani zhvilloi takime në Kongres, përmendi shkeljet e Serbisë në procesin e dialogut

ISP Broadcast

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka realizuar takime në Kongresin amerikan ku ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike. Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe ka përmendur shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces.

Presidentja ka takuar senatorë e kongresistë, ndër të cilët edhe Chuck Schumer, Christopher Murphy, Steve Scalise dhe Veronica Escobar.

Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, ndërkaq ka potencuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani gjithashtu ka vlerësuar kontributin e Kongresit për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe ka theksuar se është krijuar një momentum i ri për zhvillime të reja në këtë drejtim.

Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë. Ajo ka potencuar vazhdimisht rëndësinë e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt që të ketë gjithnjë e më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani është e ftuar në Universitetin e Harvardit në Boston, si folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare ‘Global Empowerment Meeting’.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...