Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën, vazhdimisht bëhen planifikime të tilla

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën.

Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën e sigurisë në Kosovë janë të vazhdueshme.

“Një gjë e tillë do të tentohet sërish nga Serbia, sepse vazhdimisht bëhen planifikime të tilla, por jam e bindur me të gjitha përgatitjet që po i bën policia e Kosovës, në partneritet me prezencën ndërkombëtare, në veçanti me EULEX-in dhe NATO-n, si përgjegjës të dytë dhe të tretë për sigurinë në Kosovë, që ne do të parandalojmë çdo sulm”, ka thënë Osmani për Zërin e Amerikës.

Osmani ndër tjera ka përmendur edhe bojkotimin e procesit të votimit në veri, duke thënë se u bë me presion direkt nga ana e Beogradit.

Sipas saj, një situatë e tillë është shqetësuese dhe mund të ndryshohet vetëm me presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë.

“Natyrisht që na shqetëson, sepse vërtet Kosova vazhdimisht ka treguar gatishmëri të plotë që t’i ofrojë qytetarëve të saj jo vetëm mbrojtje kushtetuese, por edhe instrumente të reja në qoftë se dëshirojnë t’i ndryshojnë kryetarët e komunave”.

Por shqetësimi kryesor sipas Osmanit, është presioni i vazhdueshëm që bëhet mbi qytetarët nëpërmjet strukturave ilegale e kriminale, të cilat financohen, nxiten dhe politikisht emërohen nga ana e Vuçiçit.

“Kjo tregon nga njëra anë interferim ilegal në zgjedhjet e një shteti tjetër nga ana e Serbisë dhe e dyta që Serbia mbetet po e njëjta dhe si qëllim parësor ka pengimin e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, pavarësisht dialogut që ka zgjatur prej 12 vitesh dhe pavarësisht obligimit të tyre ndërkombëtar me po marrëveshjen e 2013, të cilën po e kërkojnë, ku kërkohet që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës dhe të zhbëhen të gjitha strukturat ilegale. Pra është situatë shqetësuese të cilën e ka krijuar Serbia dhe që mund të ndryshohet vetëm me presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë”, ka thënë Osmani.

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...