Videoja e krijuar nga ‘AI’ e Mona Lizës ngjall reagime të forta në rrjet

Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri...

Një kullë në stilin e Trumpit në Beograd, por serbët po e kundërshtojnë

Dhëndëri i ish-presidentit amerikan Jered Kushner po planifikon ta...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani në Çikatovë thotë se institucionet t’i mbledhin provat dhe të fillojnë proceset gjyqësore për kryerësit e krimeve

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të angazhohen më shumë në mbledhjen e provave të luftës në Kosovë, në mënyrë që kryerësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë.

Këtë deklarim e para e shtetit e ka bërë pas homazheve në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në përvjetorin e 25-të kësaj masakre.

“Unë ju falënderoj që erdhët edhe këtu në Çikatovë, ku po ashtu ka ndodhur më 17 prill një prej masakrave më të renda në Kosovë. Edhe këtu Serbia gjenocidale e Millosheviqit ka vrarë gra e pleq, njerëz te pafajshëm të cilët thjeshte dëshironin të jetonin në liri. Edhe këtu sikurse në masakrën e Poklekut ka të mbijetuar, ka dëshmitarë të kësaj masakre, prandaj i bëj thirrje sërish nga këtu në 25-vjetorin e këtyre masakrave të tmerrshme të gjitha institucioneve ti marrin në pyetje dëshmitarët t’i marrin deklaratat e t’i mbledhin provat sepse ka kaluar kohë e gjate dhe është e domosdoshme që të ketë drejtësi dhe pas mbledhjes së provave të fillojnë proceset gjyqësore për të gjithë ata që kanë kryer krime”, u shpreh Osmani.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Koonjufca është shprehur se qëllimi i Serbisë ishte që përmes popullatës duke mos kursyer as fëmijë, pleq e gra të krijonte tmerr e frikë në popullin e Kosovës. “Së bashku me Presidenten e vendit dhe kryetarin e Komunës, Lladrovci po i nderojmë të rënët, martirët e Çikatovës së Vjetër në 25 vjetorin e masakrave që i kreu Serbia okupatore në Kosovë. Qëllimi i Serbisë ishte që përmes popullatës duke mos kursyer as fëmijë, pleq e gra të krijonte tmerr e frikë në popullin e Kosovës, që ne ta lëshonim Kosovën e ata ta bënin Kosovën Serbe, ky ka qenë qëllimi i vërtetë”, tha Konjufca.

spot_img

Të fundit

Videoja e krijuar nga ‘AI’ e Mona Lizës ngjall reagime të forta në rrjet

Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri...

Një kullë në stilin e Trumpit në Beograd, por serbët po e kundërshtojnë

Dhëndëri i ish-presidentit amerikan Jered Kushner po planifikon ta...

Bill Gates tregon pse është kaq i suksesshëm

Bill Gates u bë pjesë e Reddit, në sesionin...

Videoja e krijuar nga ‘AI’ e Mona Lizës ngjall reagime të forta në rrjet

Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin. Klipi polarizues, i...

Vulin rikthehet në pushtet, Daçiq ministër i Brendshëm, disa nga emrat e kabinetit të Qeverisë së re të Serbisë

Mediumi Evropa e Lirë  ka treguar për disa nga emrat e kabinetit të ri qeveritar në Serbi. Ekzekutivi do të drejtohet nga, Millosh Vuçeviq, ...

Një kullë në stilin e Trumpit në Beograd, por serbët po e kundërshtojnë

Dhëndëri i ish-presidentit amerikan Jered Kushner po planifikon ta rindërtojë memorialin e bombardimeve të NATOS-së nw kryeqytetin serb.   Për shumë serbë, kjo do të nënkuptonte,...