Të fundit:

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...

24 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të...

24 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

24 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë...
ISP BroadcastISP Broadcast

Osmani: Kemi bërë përparim në lobim me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së

ISP Broadcast

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka përparim në lobim për të marrë njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen pasi Kosova po synon që të aplikojë për anëtarësim në BE, e cila për t’ia dhënë statusin e vendit kandidat Kosovës, kërkohet miratimi unanim i 27 shteteve anëtare, të cilat mbeten të ndara në qëndrime për këtë çështje.

“Por ne duam t’i përdorim këto vite në dy fronte, njëra, për t’u siguruar që të shtyjmë përpara për reforma të rëndësishme në vendin tonë që do të na afronin me BE-në. Dhe së dyti, për të bindur të gjithë anëtarët e BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës dhe të na japin statusin e kandidatit”, tha presidentja Vjosa Osmani për Euroactiv.

Osmani ka thënë se e kanë zgjedhur dhjetorin si datë për të aplikuar me qëllimin që kjo të bëhet gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, sepse, sipas saj, Praga i ka dhënë shumë mbështetje Kosovës dhe rajonit, si dhe për shkak të shpresës që liberalizimi i vizave të finalizohet deri në fund të muajit.

Suedia, e cila është shumë më pak e interesuar për zgjerim, merr udhëheqjen nga çekët më 1 janar.

E pyetur nëse ka ndonjë strategji apo qasje specifike që po përdoret me pesëshen mosnjohëse, ajo tha se po shkojnë hap pas hapi dhe se është bërë përparim.

Me disa, tha Osmani, tashmë ka një nivel të lartë të bashkëpunimit ekonomik, njohjes së dokumenteve, turizmit, kulturës, që do të thotë se ajo që ka mbetur është njohja formale.

“Pra, ne do të vazhdojmë me këtë qasje edhe me mosnjohësit e tjerë, disa prej të cilëve kishin një qasje më të ngurtë ndaj Kosovës, por mendoj se po arrijmë atje, vetëm duhet të jemi të durueshëm…”

Osmani tha se është mirënjohëse ndaj atyre që janë partnerë dhe aleatë, por theksoi se BE-ja në tërësi duhet të kuptojë se mesazhet e paqarta nuk janë më të përshtatshme në kontekstin aktual gjeopolitik.

“Unë mendoj se kjo është një nga ato pikat kthese në histori ku Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se mesazhet e përziera, mesazhet e paqarta nuk i bëjnë gjërat më. Ata duhet të jenë të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, me mbështetje ndaj anëtarëve të Ballkanit Perëndimor që kanë marrë një pozicion të qartë për Ukrainën, një pozicion të qartë kundër Rusisë”.

Osmani është pyetur edhe për versionin e ri të propozimit “franko-gjerman” që e solli emisari Lajçak, por nuk pranoi të shtjellojë përmbajtjen e tij dhe tha se tani është në fazën e analizës nga zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët më pas do të kenë një qasje të përbashkët dhe të koordinuar.

Megjithatë, ajo shpjegoi se njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që do të garantojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të jemi të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, tha ajo.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...

24 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të...

​Kurti: E kemi përgjegjësi që brezat e ardhshëm mos të kalojnë nëpër vuajtjet që kaluam ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot...

24 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

24 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe...

24 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 24 vjet më...

​Kurti: E kemi përgjegjësi që brezat e ardhshëm mos të kalojnë nëpër vuajtjet që kaluam ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në 24-vjetorin e masakrës, në Krushë të Madhe. Kurti ka kujtuar të gjithë të rënët për...