Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të...

Detaje të reja nga plagosja në Lupç të Podujevës

Gjendja shëndetësore e katër të plagosurëve në Lupç të...

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre në Mitrovicën e Veriut

Punëtorja e në një furre buke në Lagjen e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë në një mbledhje të mbyllur

Extra AL PVC

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se ka fakte dhe informata lidhur me sulmin në Banjskë që pati ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar dhe se ato do t’i prezantojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë. Ai ka shtuar se do të shqyrtohet dhe vendoset nëse shteti duhet të qëndrojë në nismën “Ballkani i Hapur”.

Pas sulmit në Banjskë, ai nuk kishte marrë pjesë në takimet e “Ballkanit të Hapur”, megjithatë Osmani ka theksuar se tani Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Maqedonisë së Veriut në nismë.

“Kur ndodhi sulmi në Banjskë në Kosovë, pata deklaratë se kjo shkon në kundërshtim të idesë themelore të nismës – se është për pajtim. Dhe thashë – nëse ka përzierje të drejtpërdrejtë të Beogradit në Banjskë, atëherë me të vërtetë duhet të rishqyrtohet sepse i shkelë shtyllat e idesë themelore. Meqenëse tani kam më shumë informata se çka ka ndodhur në Banjskë, planifikoj në mbledhje të mbyllur ta informoj Qeverinë, ndërsa Qeveria do të vendosë se si do të veprojë më tutje”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, nisma “Ballkani i Hapur” nuk është e plotë sepse nuk janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ajo kishte dy qëllime – pajtimin për krijim të parakushteve për mbyllje të kontestit kosovaro-serb dhe për njohje të ndërsjelltë dhe liberalizim të tregut sepse u vlerësua se 80 për qind të kohës kamionët në Ballkan e kalojnë në vendkalime kufitare, ndërsa 20 për qind në rrugën drejt destinacionit të vet. Kuptohet, ato ishin qëllime fisnike në të cilat ne morëm pjesë. Por ajo është nismë në tentim sepse, derisa nuk janë të gjashtë vendet, nuk është nismë e kompletuar”, ka thënë ai.

spot_img

Të fundit

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Pronari i platformës X ka publikuar një video të...

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Në atë kohë, konsiderohej vetura më e mirë, më...

Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të...

Detaje të reja nga plagosja në Lupç të Podujevës

Gjendja shëndetësore e katër të plagosurëve në Lupç të...

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Pronari i platformës X ka publikuar një video të shkurtër që flet shumë për lëvizjen e radhës që do të bëjë. Janë të njohura planet...

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Në atë kohë, konsiderohej vetura më e mirë, më e sigurt dhe më e rehatshme që mund të blini. Traction Avant ishte unik në atë...

Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare...