Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler,...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Do të vendosim bord mbikqyrës për bartësit e funksioneve politike

Extra AL PVC

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, ka shpalosur sot një zotim thelbësor në konferencën për shtyp, duke sqaruar njërin prej zotimeve më të Dakalogut të tij për prezantimin e një inovacioni të rëndësishëm: Bordi Ndërkombëtar për certifikimin e bartësve të funksioneve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalën e tij, Osmani bëri të ditur se si President Evropian, një prej prioriteteve kryesore do të jetë formimi i këtij bordi ndërkombëtar. Ky bord, i përbërë nga partnerët kyç të aleancës transatlantike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe NATO, do të kryejë para-certifikimin e bartësve të funksioneve publike në dy drejtime të rëndësishme: lidhshmërinë me interesat rus dhe nivelin e përfshirjes në korrupsion.

“Ideja e këtij Bordi, është që të shfrytëzojmë instrumentet të cilat janë veç më ekzistuese por të cilat funksionojnë veç e veç, që ti inkorporojmë ato në një Bord Ndërkombëtar, ku do të bëjnë pjesë edhe institucionet tona, instrumentin e SHBA-ve për shpalljen e listave, pastaj instrumentet restriktive të BE-së dhe procesin e certifikimit të NATO-s. Kujtoj se në këtë mënyrë, secili që do të propozohet ose do të emtë ambicie për cilindo funksion publik, do të duhet fillimisht të merr këtë certifikate nga ky Bord Ndërkombëtar, nga këto institucione, dhe nëse mund të kalon filtrat të cilat i imponojnë këto institucione atëherë do të mund të bëhet ministër, do të mund të bëhet drejtor, gjykatës apo prokuror”, theksoi Osman.

Në anën tjetër, Osmani vuri në dukje se kjo nismë do të shërbejë si një proces kredibil i vetingut për të pastruar sistemin nga korrupsioni dhe për të siguruar integritetin e funksionarëve publikë. Ai gjithashtu theksoi se korrupsioni nuk është vetëm një problem i nivelit të lartë, por përhapet në të gjitha sferat e jetës publike dhe është një pengesë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në fund,u shpreh se kjo nismë për certifikimin e bartësve të funksioneve publike është një prej detyrave themelore të Dekalogut të Presidentit Evropian dhe shërben si pikë shtyllë për luftën kundër korrupsionit dhe ndikimit të jashtëm të dëmshëm në vend. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler,...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën...

Szunyog: Të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Në vazhdën e aktiviteteve për nderë të Ditës së...

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë. Ai tha se...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që drejtonte ka...