Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Opozita kërkon të ketë kujdes gjatë hartimit të ligjeve

Extra AL PVC

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e parë në sesionin vjeshtor.

Anëtarët e partive opozitare në këtë Komision bënë thirrje që të rishikohen më shumë kujdes ligjet të cilat kalojnë nëpër këtë Komisioni, pasi sipas tyre, një numër i ligjeve që po dërgohen në Gjykatën Kushtetuese po rrëzohen nga kjo e fundit.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se duke marr parasysh që ky është një Komision i rëndësishëm duhet që të kenë më shumë kujdes ndaj ligjeve që bien ndesh me Kushtetutën.

Ai po ashtu propozoi që të formohet një grup i cili do të bëjë plotësimin e ligjeve të cilat kanë kaluar.

“Duhet të jemi të kujdesshëm maksimalisht me e pa që ligjet të cilat bien ndesh me Kushtetutën t’i kemi parasysh dhe si Komision ta ngrisim në nivelin më të lartë, nuk guxojmë na me qenë Komisioni funksional ma i rëndësishëm funksional edhe me i trajtuar me neglizhencë”.

“Propozoj që të krijohet një grup i cili e bënë një plotësim të ligjeve që ne e i kemi kaluar të cilat në grup punues i kam udhëheq unë, Ligji për Agjencinë Anti-korrupsion dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, ne e kemi pas edhe një takim me disa sektor mendoj që duhet me e bo një vlerësim të saktë se a kemi pas me të drejtë kur i kemi fut një listë të gjatë të zyrtareve publik me deklaruar pasurinë, a e kemi vepruar mjaftueshëm me forcuar Agjencinë anti-korrupsion me e kryer detyrën e vet edhe mendoj që kushdo që ka interesim kush do me qenë pjesë me e bo një takim, bëjnë vlerësim të situatës me pa çka ka shkuar mirë çka jo”.

“E dyta ne i kemi dhanë do zotime te Komisioni homolog i Shqipërisë për dy çështje kryesore e para me forcuar bashkëpunimin tonë në drejtim të integrimit të Kosovës në BE e dyta në monitorimin e marrëveshjeve që ka arritur Kosova me Shqipërinë, mendoj se si komision duhet me e pas një takim me. iniciuar një takim ku do mund të shohim se si po shkon zbatueshmëria e këtyre ligjeve”.

“Nuk di se si do të shkon ky Kuvend por unë e shoh të arsyeshme është që ne me sponsorizuar ligjin për deputetë, arsye pse po e them këtë nuk ka të bëjë më i ngrit privilegjet e deputetëve, por me e sanksionuar, me e qartësuar ne masë të madhe rolin e deputetëve në kuvend, në shoqëri, por edhe në detyrat e tij. Mendoj që ka ardh koha për një ligj të tillë”, tha ai.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se si parti pajtohen që duhet që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe që të jenë më të kujdesshëm me ligjet të cilat kalojnë në këtë Komision.

“Në emër të PDK t’i bashkohem thirrjes së kolegëve të mi opozitar për respektim të Kushtetutës, përderisa një pjesë e madhe e ligjeve që kanë përfunduar në Kushtetuese kanë marrë epilog kundër-Kushtues, atëherë normalisht që neve na bie barra dhe përgjegjësia si Komision kryesor për të parë nëse do të kemi sërish përballje me ligjet të cilat e shkelin Kushtetutën”.

“…kemi pas edhe të kaluarën kërkesa prej institucioneve të tjera që i janë drejtuar këtij Komisioni për të parë nëse po shkelet ose jo kushtetuta andaj mendoj që qëllimi si deputet është të mos bëjmë shkelje të tilla dhe nuk mundemi pafundësisht në kuadër të thirrjeve tona për ta reformuar sistemin e drejtësisë, të themi që po bëhet pengesë Gjykata Kushtetuese e cila në këtë rast na ka kthyer disa herë përgjigje negative, kjo përgjigje nuk i është kthyer vetëm deputetëve të shumicës por i është kthyer Kosovës, besoj që është thirrje e duhur e opozitës që të jemi të vëmendshëm për ligjet që kalojnë në këtë komision dhe të mos marrim edhe më tutje refuzime ose përgjigje nga Gjykatës Kushtetuese që në kuadër te reformës ne po e shkelim Kushtetutën, tash janë bërë 5-6 raste në vitet e fundit të Kosovës dhe nuk ka pasur më shumë raste se këto vite të fundit”, tha ajo.

Deputeti i Vetëvendosje Dimal Basha, tha se Ligji për Këshillin Prokurorial është trajtuar edhe në Komisionin e Venecias, dhe se janë marrë parasysh rekomandimet që janë dhënë.

“Duhet me u bo një grup punues për mbikëqyrjen e ligjit për deklarimin e pasurisë, mundemi me u bo një grup prej tre-katër veta, që mundemi me pa punën që është bë. Deshta me u lidh me problemin që po shkelet kushtetuta edhe ne nuk jemi kriteri siç po pretendohet më i mirë, po dua me e cek që ligji për Këshillin Prokurorial ka qenë një prej ligjeve që është trajtuar edhe në Komisionin e Venecias, tash nëse Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime, ato rekomandime janë zbatuar atëherë nuk po mendoj që duhet me pas filtër tjetër përveç që Gjykata Kushtetuese mendon ose din ma mirë se Komisioni i Venecias”.

Ndërsa deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, tha se duhet t’u kushtohet rëndësi personave me nevoja të veçanta, raporton EO.

“Kategoritë e personave me aftësi të kufizuara ta kenë trajtimin e domosdoshëm dhe të nevojshëm në Kosovë, me heqjen e këtyre kategorive prej pagës minimale është bërë një goditje e rëndë për ta, ne e kemi kufizuar këtë vetëm të çështja e veteranëve dhe jemi marrë publikisht dhe masivisht me çështjen e veteranëve dhe i kemi lënë nën hije personale e palëvizshëm dhe që lëvizin pjesërisht, mendoj qe jo vetëm në aspektin kushtetues t’i pranojmë më dashuri konventën ndërkombëtarë për këtë çështje, por vërtetë të marrim masa konkrete që jetën e tyre t’a lehtësojnë, pjekuria e një shoqërie kuptohet në raste të tilla se sa është e gatshme të jep përgjigje dhe të jetë e kujdesshme”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur...

Robert F. Kennedy Jr. afat deri të enjten për t’u kualifikuar për debatin në CNN të kandidatëve për president

Koha po mbaron për kandidatin e pavarur Robert F....

Një adoleshent ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kumanovë

Më datë 18.06.2024 në ora 17:20 në SPB Kumanovë...

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ndodhur në maj 2023 në Zveçan. Lajmin...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut. Konjufca bëri të ditur se kjo pritje ndodhi...

Robert F. Kennedy Jr. afat deri të enjten për t’u kualifikuar për debatin në CNN të kandidatëve për president

Koha po mbaron për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. që të kualifikohet për të marrë pjesë në debatin e parë televiziv për...