Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nuk mund të ketë demokraci pa suksesin e projektit feminist

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Edhe ky 8 mars, gratë i gjen në pozitë jo të barabartë sociale, politike dhe ekonomike. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës punësimi i grave vazhdon të jetë vetëm 18 përqind krahasuar me burrat që është diku rreth 49 përqind. Ndërkohë, Instituti GAP në një hulumtim mbi sfidat e grave në biznes ka konstatuar se “shumica e bizneseve që drejtohen nga gratë kanë vështërisitë në lidhjen e marrëveshjeve me shitës të mëdhenj. Po ashtu, steriotipet gjinore janë prezentë në shumë profesione etj”. Kurse vetëm 10 përqind e pozitave të larta menaxheriale deri vonë janë drejtuar gratë. 

 

Situata është përkeqësuar edhe sa i përket mbrojtjes juridike dhe ligjore të grave kohën e fundit.  Nën moton “Marshojmë s’festojmë” organizata të shoqërisë civile kanë vënë në pah, se lufta për barazi dhe drejtësi duhet të shtrihet që nga sferat private të jetës së përditshme deri te kontekstet më të gjëra të padrejtësive publike dhe dhunës sistemike. Kështu, organiztaortet e kësaj ngjarje kanë kujtuar se vetëm në javët e fundit ka ndodhur ”kthimi në rigjykim i vrasësve dhe dhunuesve të Marigona Osmanit, kthimi në rigjykim i vrasësit të Sadije Godenit. Deputetë/e që flasin haptas dhe me krenari kundër të drejtës së grave për të vendosur për trupat e tyre”. etj etj.

 

Ndërkaq, ky cenim dhe degradim i pozitës së grave ka marrë përmasa shqetësuese edhe në përmasa globale. E tëra kjo për shkak të sfidimit dhe kontestimit të demokracive liberale nga lëvizjet autoritare dhe populiste. Kështu, sipas studiuesit njohur Larry Diamond ky sistem politik ka kohë që është futur në një gjendje recesioni. Shto këtu faktin, se tjetërsimi i demokracive sot po bëhet në mënyrë “tejet tinëzare, të fshehur dhe pa spektakël brutal”. Rusia, Singapori, Irani, Venezuela, Brazili, Hungaria etj etj janë vetëm disa nga rastet më të njohura të kësaj prirje.

 

Me këtë rast, mohimi i të drejtave të grave, mbetet njëri nga synimet kryesore të liderëve autoritarë. E kjo urrejtje despotike ndaj lirive dhe të drejtave të grave nuk është diçka e rastësishme. Ngase forcimi dhe avancimi i këtyre të fundit i lëkund themelet e këtij modeli të përçudnuar të sundimit politik. Le të kujtojmë vetëm rastin e Iranit. Në vitin 2022 mijëra gra u ngritën në këmbë kundër regjimit autoritar teokratik të Ali Khamene-it. Siç dihet revolta mori shkas nga vdekja e Mahsa Amini-it një vajzë e re, e cila u torturua nga policia morale e këtij regjimi, me pretekstin se paska shpërfillur kodin e veshjes fetare. Kjo vrasje makabre i përndezi zemrat e mijëra grave në atë shtet, kundër një regjimi autokratik, në kërkim të lirive dhe të drejtave për trupin e tyre. Që trupi i grave të mos jetë “subjekt” i manifestimit të pushtetit. Por po ashtu kërkesat e tyre janë të drejtuara edhe kundër shtypjes së burrave. Pra ato po angazhohen për barazinë e gjithë shoqërisë, të mohuar nga regjimi teokratik në fuqi.

 

Prandaj, siç ka argumentuan Erica Chenoweth dhe Zoe Marks, në shkrimin “Revenge of the Patriarchs -Why Autocrats Fear Women”, ka kohë që është duke e formësuar sjelljen politike të protagonistëve të pushtetit patriarkal autoritar. Dhe atë pa dallim. Operimi me gjuhën e diskriminimit të hapur, seksismit pervers, përjashtimit gjinor, mizogjenisë dhe nënvlerësimit të rolit të grave për proceset politike është shpërfaqur në secilin prej këtyre regjimeve aktuale populiste.

 

Përgjithësisht, për këtë kategori të sundimtarëve modern sot nuk kanë rëndësi statistikat shkencore si dhe konstatimet e instituteve hulumtuese që argumentojnë qartë për efektet ekonomike që do t’i kishte krijimi i kushteve për punësim të barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë. Bie fjala, Rachel Vogelstein në shkrimin “Let Women Work -The Economic Case for Feminism”duke u bazuar në të dhënat e një raporti të shkruar në vitin 2015 nga Instituti Global McKinsey, pat konkluduar se në rast të “ngushtimit të hendekut gjinor ndërmjet burrave dhe grave vetëm në vendin e punës, pasuria botërore përafërsisht do të shtohej deri në 12 trilionë dollarë sa i përket BPV-së globale deri në vitin 2025”.

 

Sidoqoftë,  kjo urrejtje e hapur ndaj të drejtave demokratike të grave ka marrë forma të shumta. Madje, është e pamundur të radhiten të gjitha. Bie fjala në Kinë Xi Jinping-uka “shtypur lëvizjet feministe duke i shtrënguar gratë që të heshtin për sulmet seksuale ndaj tyre. Në Rusi, Vladimir Putini, po e “afirmon vetëm rolin tradicional të gruas shtëpiake”. Një frymë të tillë ka kohë qe ka ushqyere edhe kryetari i Turqisë, Recep Taip Erdogan. Të mos flasim këtu për vende si Afganistani ku “fitorja e talibaneve paraqet fundin e progresit 20 vjeçar që ishte bërë në këtë vend, sa i përket edukimit dhe përfaqësimit të tyre në institucione publik

 

Të gjitha këto fakte, tregojnë se armiku kryesor i liderëve populistë mbeten politikat e barazisë gjinore. Sepse, çdo lëvizje politike dhe sociale që ka mëtuar të promovojë përmbysjen e regjimeve diktatoriale të të gjitha ngjyrave, ka mundur të ketë impakt më të madh vetëm nëse ka arritur t’i mobilizojë edhe gratë në radhët e veta. Prandaj, projekti feminist ka një rëndësi strategjike në kufizimin e potencialeve të regjimeve autoritare që kanë lulëzuar kohën e fundit, si dhe mbetet e vetmja mundësi për të ruajtur perspektivat plurale të demokracisë.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...