Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Peach shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Extra AL PVC

I dërguari special i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot po viziton Beogradin, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Serbisë.

Peach do të takohet veçmas me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pritet që tema e diskutimit të jetë situata në Ballkanin Perëndimor, me theks në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe bashkëpunimin dypalësh.

Ai shkon në Beograd 12 ditë pas vizitës në Kosovë, ku me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani ka diskutuar ndër të tjera për sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Rusisë.

Ai është një nga përfaqësuesit e shumtë të vendeve të fuqishme që po qëndron në Kosovë dhe Serbi gjatë këtij fillim viti.

Javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin e vizitoi këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet i shoqëruar nga zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

Escobar, siç raporton Radio Evropa e Lirë, duke cituar burime diplomatike në Bruksel, në fund të javës vjen sërish në Prishtinë dhe Beograd, por kësaj radhe me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Qëllimi i vizitës së Lajçakut dhe Escobarit është përgatitja për raundin e ardhshëm të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel, përkatësisht takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pritet që të dërguarit special të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, Emmanuel Bonn dhe Jens Plettner, së shpejti të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, por për momentin nuk dihet nëse do të vijnë së bashku me Lajçakun dhe Escobarin.

Bonn dhe Plettner, këshilltarë të Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, në shtator 2022 i dorëzuan Vuçiqit dhe Kurtit propozim franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e...

Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e kabllove “Proton Cable” me pronarë Fatos, Sami...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O,...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është...