Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100...

DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shprehur zhgënjimin për...

Vrasje në tentativë në Prishtinë

  Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset – do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Extra AL PVC

Xhakarta në bregun veriperëndimor të ishullit Java, është kryeqyteti i Indonezisë dhe qyteti më i madh i saj.

Gjithashtu, ajo është shtëpia e rreth 10.6 milionë njerëzve dhe 30 milionë të tjerëve në zonën metropolitane.

Por, tani Xhakarta po fundoset, me rreth 40 për qind të territorit nën nivelin e detit.

Kështu që, qeveria indoneziane po planifikon ta zhvendosë kryeqytetin në Nusantara, qytet ky që po ndërtohet në bregun lindor të Borneos.

Bëhet e ditur se ndërtimi i qytetit të ri do t’i kushtojë Indonezisë rreth 35 miliardë dollarë dhe nuk do të përfundojë deri në vitin 2045.

Kjo nuk është hera e parë që një shtet detyrohet ta zhvendosë kryeqytetin.

Brazili e zhvendosi Rio de Janieron në Brasilia në vitin 1960, ndërsa Abuja e zëvendësoi Lagosin si kryeqytetin e Nigerisë në vitin 1991.

Por, kjo është hera e parë që shkak për zhvendosjen bëhet kriza klimatike, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Vitet e fundit rritja e nivelit të detit ka ndikuar që Xhakarta të fundoset më shpejt, gjë që e ka përshpejtuar edhe vendimin e qeverisë për të zhvendosur kryeqytetin.

Vendimin për zhvendosje e mori presidenti indonezian, Joko Widodo, në gusht të vitit 2019.

E lokacioni i qytetit të ri thuhet të ketë rrezik relativisht të ulët për tërmete, cunami ose shpërthime vullkanike.

Siç paralajmërojnë ekspertët e mjedisit, një e treta e Xhakartës mund të zhytet krejtësisht deri në vitin 2050.

Indonezia ka rreth 276 milionë banorë të shpërndarë në më shumë se 17 mijë ishuj, ndërsa afro 200 mijë prej tyre janë duke punuar në ndërtimin e Nusantaras popullsia fillestare e të cilit pritet të jetë rreth 500 mijë.

Ndryshe, politikanët kanë konfirmuar se Nusantara do të jetë metropol “i gjelbërt dhe i mundësuar tërësisht nga energjia e rinovueshme”.

Aty planifikohet të ndërtohet një central diellor 50 megavat dhe popullsia thuhet të lëvizë vetëm me automjete elektrike.

Pjesë e komitetit drejtues të kryeqytetit të ri indonezian janë edhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, si dhe princi i Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ndërsa ndërtimi i qytetit pritet të kushtojë rreth 35 miliardë dollarë, qeveria është angazhuar për të siguruar vetëm 20 për qind të fondeve dhe po përpiqet të gjejë burime tjera financimi. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100...

DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shprehur zhgënjimin për...

Vrasje në tentativë në Prishtinë

  Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në...

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100...

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht...

DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shprehur zhgënjimin për aksionin e Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të Kosovës, aksion ky me...

Vrasje në tentativë në Prishtinë

  Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë. I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në këmbë, duke i...