ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga një muaj paraburgim ndaj 6 të pandehurve për vrasjen në Prizren

Extra AL PVC

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj gjashtë të pandehurve, të cilat kanë kryer vepra të ndryshme penale.

D. H., dyshohet se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Ndërsa A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

I pandehuri D.H., më datë 3 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K…C…”, në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Të pandehurit A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K…C…”, marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh..

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë e punës gjatë javës së katërt në terren për regjistrimin e popullsisë. Agjencia e Statistikave të...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është...