Hani mjaltë para gjumit

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund...

Blinken: Kina ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se...

​Turisti britanik në kujdes intensiv pas sulmit nga peshkaqeni

Një turist britanik ndodhet në terapi intensive pasi u...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Enver Petrovci, këta janë aktorët shqiptarë që morën pjesë në filma propagandues serb

Extra AL PVC

Filmat propagandues janë prodhimet kinematografike të krijuara për të përhapur mesazhe apo ideologji të caktuara në mënyrë të qëllimshme. Qëllimi i tyre është të ndikojnë në opinionin publik, të bindin audiencën për një qëllim të caktuar, të promovojnë ideologji politike, shoqërore, apo kulturore, ose të demonstrojnë një version të caktuar të historisë apo ngjarjeve.

Këto filma shpesh përdoren nga qeveritë, organizata politike, grupet e interesit, apo të tjera entitete për të përforcuar dhe përhapur mesazhe të tyre.

Për shembull, për kohën e Luftës së Ftohtë, filmat propagandues shpesh përdoren për të promovuar ideologjinë dhe vlerat e një anëtari të konfliktit dhe për të demonizuar kundërshtarin.

E kur jemi tek demonizimi i kundërshtarëve, Serbia njihet për kinematografinë e saj super të zhvilluar në këtë aspekt.

Dhjetëra filma, dokumentarë e reportazhe janë prodhuar në Serbi dhe vazhdojnë akoma të lançohen – me qëllim të shtrembërimit të ngjarjeve historike, duke e paraqitur veten e tyre si “viktima” dhe kundërshtarët si “agresorë”.

Për ironi të fatit, këtyre prodhimeve kinematografike me raste i janë bashkëngjitur edhe aktorë shqiptarë, të cilët me artin e tyre kanë kontribuar në përhapjen dhe dezinformimin e publikut duke aktruar në skenarë anti-shqiptarë.

Një projekti kinematografik propagandues serb të vitit 2024 kundër Kosovës, të quajtur “Konsulli Rus”, i janë bashkuar plot tre aktorë shqiptarë – Enver Petrovci, Mensur Safqiu e Visar Vishka.

Por, kjo është veç pjesëmarrja e fundit e aktorëve tanë në produktet filmike serbe.

Po të kthehemi në retrospektivë, 9 vjet më parë një gjest të tillë e kishe bërë edhe aktori Çun Lajçi, i cili kishte marrë pjesë në filmin serb “Enklava”.

Lajçi, që karrierën e tij e ka nisur në shekullin e kaluar, e përgjatë asaj periudhe ishte zgjedhur dy herë “Aktori më i mirë i Serbisë” në takimet teatrale “Joakim Vujiq” – kishte pranuar të luante rolin e një shqiptari në filmin e vitit 2015 të drejtuar nga Goran Radovanoviç.

Filmi trajton historinë e një fëmije serb që detyrohet të shkojë në shkollë nën përcjellje të tankeve, pasi jeton në një fshat të Kosovës i detyruar të jetë i izoluar për shkak të historisë së luftës.

Qasja e filmit në përgjithësi tregon shqiptarët që jetojnë në Kosovë si agresorë dhe arsyeja kryesore se pse serbët jetojnë akoma në të ashtuquajtura “enklava”.

Çuni luan rolin e shqiptarit mysliman, agresiv, që i përndjekë murgjit e krishterë e “të pafajshëm” serbë nga toka e shenjtë e Kosovës.

Pjesëmarrja e Lajçit aso kohe kishte nxitur reagime të shumta, derisa drejt aktorit me nam janë adresuar kritika të ashpra mbi paraqitjen e tij në “Enklavë”.

Por, Lajçi, ashtu si disa kolegë të tij, nuk ishte ndjerë në faj për pjesëmarrjen në këtë film – madje, kundërpërgjigja e tij ndaj komentuesve ishte edhe më e prerë.

“Më duhet t’i them dy fjalë rreth rolit tim në filmin serb ‘Enklava’ sepse kohët e fundit kanë fillue të shkruajnë çmos rreth angazhimit tim në këtë film dhe rreth rolit tim, që e konsideroj si tendencioze dhe të padrejtë”, kishte shkruar Lajçi.

“S’pari artisti nuk ka nevojë të jep fare shpjegime për angazhimet e tija dhe pse e ku duhet të luajë dhe çfarë rolesh duhet të pranojë apo mos t’i pranojë”, kishte shtuar ai.

“Dhe nuk jam fare pishman. Jam aktor me potencë të madhe dhe do të luaj çdo kund ku të me thërrasin, e pse jo edhe në Serbi”, kishte shkruar tutje Lajçi, duke dhënë dritën jeshile për bashkëpunime të ardhshme të mundshme me kineastët serbë.

Filmi propagandues në të cilin Lajçi mori pjesë, ishte filmi i zgjedhur nga Serbia si propozim për “Oscars” për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj – por ky prodhim kinematografik dështoi të bëhej pjesë e nominimeve.

Gjithsesi, “Enklava” pa çmime nuk mbeti – triumfoi në festivalin evropian “Napoli Film Festival” duke e rrëmbyer çmimin kryesor, atë të “Filmit më të Mirë”.

Fat apo fatkeqësi, atë e gjykoni ju – por tradita e marrjes pjesë në filma propagandues kundër shqiptarëve po vazhdohet pikërisht nga këta të fundit.

AlbanianPost, ka shkruar dje një artikull mbi pjesëmarrjen e Petrovcit, Safqiut e Vishkës në filmin “Konsulli Rus”.

Sigurisht, për Petrovcin kjo nuk ishte hera e parë që merr pjesë në një film të kësaj natyre – ai njihet për rolet e tij në skenën serbe si dhe deklaratat e tij famëkeqe.

Së fundmi Petrovci, ka bërë bujë me një deklaratë të thënë në emisionin e Adelina Ismailit, që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, ku ka fyer publikisht ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Duke e ngritur lartë figurën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, Petrvoci ka përdorur gjuhë përçmuese kundrejt ish-drejtuesve të UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre nëse “lufta nuk do të ekzistonte”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci pos tjerash.

Në ndërkohë, Safqiu mund ta ketë befasuar audiencën me këtë hap që ka hedhur – por, ndoshta tani mund të bëjë më shumë sens roli i tij në komedi, kur paraqitej si “Zhivko”.

Madje, Safqiut i është ndarë një nga rolet kryesore në “Konsulli Rus”, duke luajtur krahpërkrah me kolegët e tij serbë matanë kufirit.

Filmi trajton historinë e një psikiatri serb, Ilija Jugoviç i cili pas një vdekjeje të një pacienti të tij në Beograd, dënohet për tu zhvendosur në Prizren, ku vazhdon karrierën prej një mjeku.

Në Prizren, Jugoviç takon një pacient të vetëshpallur si “Konsull rus”, adhurues i motos nacionaliste serbe “Kosova do bëhet sërish Serbi”.

“Në këtë film bëhet fjalë për një personazh, i cili është psikiatër serb, i quajtur Ilija Jugoviç, pas vdekjes së pacientit të tij në Beograd, shkon në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhoviç, të vetëshpallurin ‘Konsull rus’, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish Serbi”, thuhet në përshkrimin e historisë së filmit.

Në “Konsullin Rus” paraqitet Halit Berisha, një shqiptar që “dëbon serbët nga Kosova me presion mizor si dhe ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë dhe shkakton një sërë problemesh tjera kundrejt tyre”.

“Kundër tij kthehen të fuqishëm shqiptarë vendas, separatistë të fshehur, gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste dhe kuadro në poste. Më i fuqishmi prej tyre, Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha po tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova. ‘Konsulli rus’ refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij”, thuhet tutje në përshkrimin e historisë së filmit propagandues.

Se a morën pjesë në këta filma serbë për arsye ekonomike apo për pikën e qejfit duke e shfrytëzuar petkun e aktrimit si mburojë kundrejt kritikave në publik – një gjë është e sigurt – këta aktorë shqiptarë kontribuuan në përhapje të propagandës serbe po ndaj shqiptarëve. /AlbanianPost

Çun Lajçi në shesh xhirimet e filmit serb “Enklava”.

Mensur Safqiu në shesh xhirimet e filmit serb “Konsulli Rus”.

spot_img

Të fundit

Hani mjaltë para gjumit

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund...

Blinken: Kina ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se...

​Turisti britanik në kujdes intensiv pas sulmit nga peshkaqeni

Një turist britanik ndodhet në terapi intensive pasi u...

Banorët e Rilevës pa rrugë të asfaltuara

Për dekada me radhë fshati Rilevë mbetet i vetmi...

Hani mjaltë para gjumit

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi...

Blinken: Kina ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të veprojë nëse Kina nuk ndalon furnizimin e Rusisë me artikujt e përdorur...

​Turisti britanik në kujdes intensiv pas sulmit nga peshkaqeni

Një turist britanik ndodhet në terapi intensive pasi u sulmua nga një peshkaqen në Trinidad dhe Tobago. Incidenti i së premtes pranë hotelit Starfish në...