MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal...

Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia...

Abdullahu: Presioni ndaj mediave, tregues i qartë i një qeverie populiste

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, thotë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Neymar cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit

Extra AL PVC

Një gazetar francez e ka cilësuar Neymarin si dështimin më të madh në histori të futbollit, pas humbjes së dytë të sezonit të Paris Saint-Germain në kampionatin francez.

PSG u mposht 1:0 nga Rennes në mbrëmjen e së dielës pavarësisht se kishte Neymarin dhe Lionel Messin në fushë.

Lideri i Ligue 1 ishte i dobët në sulm dhe tani ka vetëm tre pikë më shumë se skuadra e Lens që zë vendin e dytë, pavarësisht se kishte një diferencë më të madhe të pikëve para fillimit të Kupës së Botës.

Neymar në veçanti ka marrë kritika të forta pas paraqitjeve tejet të dobëta që nga kthimi nga Katari.

30 vjeçari u përjashtua me të kuq në fitoren 2:1 kundër Strasbourgut në dhjetor, dhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit që prej rikthimit nga suspendimi i tij.

Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, duke e ndihmuar gjigantin francez drejt katër titujve dhe një finaleje të Ligës së Kampionëve në vitin 2020.

Forma e tij gjatë asaj kohe ka mbetur e qëndrueshme, megjithëse mund të argumentohet se dështimi i PSG-së në Evropë është një e metë në karrierën e tij.

Daniel Riolo ende nuk është i bindur nga anësori. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “RMC After Foot”, Riolo kritikoi ashpër qëndrimin pesëvjeçar e gjysmë të Neymar në “Parc des Princes”.

Po ashtu, Neymar u akuzua se kishte përdorur pjesën e parë të këtij sezoni, në të cilën shënoi 11 gola në Ligue 1, për stërvitje për Kupën e Botës.

“Ai pati një gjysmë sezon të mirë pasi që po përgatitej për Kupën e Botës, ai ishte vetëm duke u stërvitur. Tani ka përfunduar. Ai është titullarë për shkak të Galtier, revolucionari i madh me Campos, i cili e lejon atë në fushë”, tha Riolo.

“A jemi të vetëdijshëm ne që në aspektin e pagës dhe tarifës së transferimit, ai është dështimi më i madh në histori të futbollit?”, shtoi më tej Riolo.

PSG rikthehet në aksion të enjten në një ndeshje miqësore kundër yjeve të Arabisë Saudite, duke përfshirë këtu sulmuesin e ri të Al Nassrit, dhe oesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

spot_img

Të fundit

MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal...

Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia...

Abdullahu: Presioni ndaj mediave, tregues i qartë i një qeverie populiste

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, thotë...

Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga shërbimi civil....

Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa Kufij është...

Abdullahu: Presioni ndaj mediave, tregues i qartë i një qeverie populiste

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, thotë për Ekonomia Online se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies...