Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Netanyahu i vendosur ta pushtojë Rafahun “me apo pa marrëveshje” për pengjet

Extra AL PVC

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të nisë pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë po strehohen për shkak të luftës që nisi pothuajse shtatë muaj më parë.

Njoftimi i Netanyahut u bë më 30 prill, teksa bisedimet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kanë marr hov.

Këto deklarata Netanyahu po ashtu i bëri disa orë para se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të nisë vizitën në Izrael. Kjo vizitë synon të avancojë bisedimet për një armëpushim, teksa duket se po zhvillohen një prej rundeve më serioze të negociatave mes Izraelit dhe Hamasit që nga nisja e luftës. Marrëveshja e armëpushimit, që është propozuar, parasheh lirimin e pengjeve, lehtësimin e situatës për popullsinë dhe ndalimin e nisjes së një ofensive izraelite në Rafah, që potencialisht mund të shkaktojë dëme të mëdha te civilët.

Duke folur me një grup të familjarëve dhe organizatave që përfaqësojnë familjarët e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, Netanyahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

“Ideja që ne do të ndalim luftën para se të arrijmë të gjitha synimet tona bie poshtë”, tha Netanyahu.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit me apo pa marrëveshje dhe do të arrijmë fitoren e plotë”, shtoi ai, sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij.

Netanyahu është përballur me presion nga partnerët nacionalistë të Qeverisë që të mos pranojë një marrëveshje e cila do t’ia pamundësonte Izraelit që ta pushtojë Rafahun, pasi që Izraeli konsideron se ky qytet është bastioni i fundit i Hamasit. Qeveria e tij do të rrezikohej nëse ai do të pajtohej me një gjë të tillë.

Por, me mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës që po strehohen në Rafah, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar Izraelin që të mos kryejë ofensivë në këtë qytet dhe të rrezikojë civilët.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave.

Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë. /REL/

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...