Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nëntë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Shtime, Gjakovë, Mitrovicë.

Prishtinë 05.05.2024-22:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar.

Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.

Obiliq 05.05.2024-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka qëndrueshmëri psikike (i sëmur) ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Gjakovë 06.05.2024, 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu 06.05.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

spot_img

Të fundit

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar “ulje të ashpër”, për shkak...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton Ylber Hoxha teksa ngjitet rrëzë bjeshkës në fshatin Shalë të Lipjanit. Gjashtëdhjetëvjeçari thotë se deri në...

Asambleisti i LDK-së – kryetarit të Ferizajt: Pse s’po i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë, a mos je ti hallka...

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi ka pyetur se pse kryetari i kësaj komune nuk po i liron nga detyra...