Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit...

Fitore Pacolli: Ne e çkapëm shtetin

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, thotë se Qeveria Kurti...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nënshkruhet marrëveshja mes FFK dhe Komunës së Prishtinës për stadiumin “Fadil Vokrri”

Extra AL PVC

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri” me Komunën e Prishtinës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nënshkruan marrëveshjen sot.

Marrëveshja thotë se FFK-ja do ta menaxhojë dhe shfrytëzojë stadiumin “Fadil Vokrri” edhe për pesë vitet e ardhshme.

Presidenti Ademi falënderoi të parin e Prishtinës, ndërsa theksoi se ky objekt është interes nacional, duke pasur parasysh se është arena e vetme në të cilën zhvillohen ndeshjet e Kombëtares, por edhe të klubeve tona në arenën evropiane.

Po ashtu, Ademi bëri të ditur se do të fillojë menjëherë procesi për përmirësimin e fushës, që ajo të jetë në gjendjen më të mirë për ndeshjet e ciklit kualifikues për Euro 2024, të cilat fillojnë në muajin mars, 2023.

Ademi shprehi gatishmërinë e FFK-së për investime kapitale në këtë stadium në të ardhmen, bashkë me komunën dhe me ministrinë e Sportit, duke përfshirë projektin e rritjes së kapacitetit, por edhe të modernizimit të mëtejmë të objektit në tërësi, pasi siç ka thënë, ky stadium është simbol jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i vendit tonë.

Ndërkaq, kërkesa e vetme e presidentit të FFK-së ishte që përgjatë këtij afati pesëvjeçar kryeqyteti të bëhet me stadium të ri, i cili do të mundësonte kushte më të mira për ndeshjet ndërkombëtare, por njëherësh edhe lirimin e stadiumit “Fadil Vokrri” nga mbingarkesa e ndeshjeve.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit...

Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer gjatë prillit për këto kundërvajtje

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar lidhur me...

Fitore Pacolli: Ne e çkapëm shtetin

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, thotë se Qeveria Kurti...

Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit të Shtetit, Freedom House, apo kohë më parë edhe i Transparency International, që kanë dëshmuar...

Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer gjatë prillit për këto kundërvajtje

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar lidhur me gjobat që ka shqiptuar gjatë muajit prill të këtij viti. Në njoftimin e publikuar në Facebook...

Fitore Pacolli: Ne e çkapëm shtetin

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, thotë se Qeveria Kurti ‘arriti ta largojë nga raportet shprehjen ‘kapje e shtetit’. “Nga deputetët e opozitës që patën fjalime...