Vetaksident në hyrje të Suharekës, vetura përfundon mbi rrethoja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të...

Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës...

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj Trump

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Maqedoni duhen tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë

Extra AL PVC

Çmimet më nuk janë të garantuara por edhe ashtu janë të larta. Korrigjimet me rritje që u bënë për disa nga produktet ushqimore dhe pijet pritet që të rrisin menjëherë koston e shportës së konsumatorit.

Paga minimale është 20,175 denarë, ndërsa me pagën e marsit rritje pritet të jetë në 22,500 denarë, që nënkupton se do të duhen mbi tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë.

Përderisa për një shportë sindikale edhe qira banimi do të duhen 1,185 euro për të mbijetuar një familje katër anëtarëshe, kjo kosto përbën vetëm gjysmën e rrogës së një funksionari të shtetit, të cilët madje ankohen për të ardhurat.

“Me u ngrit çmimet nuk bën aspak, për popullin është bërë katastrofë. Pensionet e vogla, rrogat e ulëta, s’kemi nga ti’ mbajmë. Duhet të shohin edhe për neve, jo vetëm për vete ti rrisin rrogat, si Bujar Osmani thotë se nuk i del rroga. Nuk është mirë ashtu ta dëgjojmë ne, kjo është e keqe për atë. Duhet të jetë karshi popullit”, theksoi një qytetar.

“Gjithçka është shtrenjtuar! Na thanë se nuk do ketë ngritje çmimesh por që tani janë më shtrenjtë. Ne asgjë nuk mundemi, tek kush të ankohemi?! Neve asgjë nuk na ngritën, pensionet 5% a për ata 78%”, u shpreh një qytetare.

“Shtrenjtë! Nuk ka jetesë. Mezi po ja dalim. Sa harxhoni për një muaj? Njeriu shpenzon aq sa ka, por mjerë ai që nuk ka. Si do ja bëni? Zgjidhja në duar të Zotit sepse kemi humbur shpresën, nuk ka shtet”, tha një qytetar.

Paga mesatare aktualisht është rreth 40 mijë denarë, që do të thotë se diçka më tepër se dy paga mesatare duhet të shpenzohen në një familje vetëm për gjërat elementare.

Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut tani është 13,162 denarë, që do të thotë se dy të moshuar pa ndihmë tjetër, do të duhet vetëm për barna dhe mjekim të shpenzojnë pensionin.

Shumica e pensionistëve në Maqedoninë e Veriut, ose 97 mijë, marrin pension minimal, deri në 13 mijë denarë. Rreth 19% e popullsisë janë pensionistë, apo çdo i pesti person në vend është në moshën e shtyrë që pranon pension personal ose familjarë./ Alsat.mk

spot_img

Të fundit

Vetaksident në hyrje të Suharekës, vetura përfundon mbi rrethoja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të...

Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës...

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mbrëmë (e mërkurë), Real Madridi u kualifikua në finalen...

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj Trump

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të...

Vetaksident në hyrje të Suharekës, vetura përfundon mbi rrethoja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Suharekës, në autostradë, raporton TV Arbëria. Në pamjet e siguruara nga TV Arbëria shihet vetura e...

Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës ka njoftuar se është bërë ngjyrosja e shkallëve në Arbëri, me ngjyrat e flamurit të...

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mbrëmë (e mërkurë), Real Madridi u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Bayern Munichut, por lojtarët dhe tifozët e...