Sulmohet seksualisht një grua në Zubin Potok

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur të dielën...

Gjuajti me armë në ahengun familjar – arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë,...

DW: Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara me fruth.

Në komunikatën për media thuhet se duke marrë parasysh që raste të kësaj sëmundje së fundi janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës, por dhe në vendet e rajonit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, u bën thirrje prindërve që të respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër kësaj sëmundjeje.

“Në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara të fruthit. Vaksinimi i rregullt bëhet çdo ditë në njësitë e vaksinimit në çdo komunë. Në kuadër të Programit të Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë, prej vitesh është e përfshirë edhe vaksina kundër Fruthit, që jepet së bashku me vaksinën kundër Parotitit dhe Rubellës”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSh-së, fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae. Përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Virusi infekton traktin respirator dhe pastaj përhapet në organizëm.

Shenja e parë e fruthit zakonisht është temperatura e lartë trupore, që zakonisht fillon rreth 10 deri më 12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe zgjat nga 4 deri më 7 ditë. Shenja të tjera të sëmundjes janë rrjedhje nga hunda, kolla, sytë e skuqur e të përlotur dhe pika të vogla e të bardha në mukozën që e mbështjell zgavrën e gojës. Pas disa ditësh paraqiten puçrrat, kryesisht në fytyrë dhe në pjesën e qafës.

Nga kjo sëmundje, fëmijët e vegjël të pa vaksinuar rrezikohen më së shumti nga fruthi dhe komplikimet e tij, madje edhe nga vdekja si pasojë e fruthit.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Sulmohet seksualisht një grua në Zubin Potok

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur të dielën...

Gjuajti me armë në ahengun familjar – arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë,...

DW: Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...

Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, Beogradi po i pret ndryshimet gjeopolitike

Serbia po shihet si faktor destabilizues në rajonin e...

Sulmohet seksualisht një grua në Zubin Potok

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur të dielën në komunën e Zubin Potokut. Policia bënë të ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se...

Gjuajti me armë në ahengun familjar – arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në vendin e...

DW: Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament të dielën rindezi një debat të vjetër. Në vend...