spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, Haradinaj: Duhet ultimatum për lirimin e menjëhershëm të tyre

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.

Haradinaj në një postim në Facebook e ka ruajtur reagim inert dhe vetëm deklarativ shtetëror të Kosovës për arrestimin e zv/drejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq dhe policëve të Kosovës në Serbi.

Ai thotë se kjo shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJ do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot paradite tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin Serbisë, janë liruar, ndërsa ka shtuar  se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

20 vite nga zgjerimi i madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

Më 1 maj Bashkimi Evropian (BE), shënoi 20-vjetorin e...

FBI thotë se mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023

Mashtruesit vodhën më shumë se 3.4 miliardë dollarë nga...

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë para KS të OKB-së, tregon se çka i tha sekretarit të NATO-s pasi u kthye në...

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën në BeH, të...

20 vite nga zgjerimi i madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

Më 1 maj Bashkimi Evropian (BE), shënoi 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të bllokut në histori. Me këtë datë në vitin 2004 përnjëherë në...

FBI thotë se mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023

Mashtruesit vodhën më shumë se 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar vitin e kaluar, tha FBI-ja të martën. Raporti i FBI-së tregon një...