Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër,...

Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të...

Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

Extra AL PVC

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli ka thënë se aleanca ushtarake ka vendosur të forcojë forcat rezervë brenda misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje e Hercegovinë (EUFOR Altea) për shkak të përshkallëzimeve të mundshme.

Cavoli më 11 prill ka raportuar në një seancë dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan.

Ai ka thënë se pas analizës së plotë, kanë vendosur që KFOR-it i duhen më shumë trupa dhe më shumë artileri.

“Pasi kemi bërë analizën e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të rënda. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda ushtarake në terren, si dhe më shumë njerëz”, ka thënë Cavoli.

Cavoli ka bërë të ditur se dy misione janë nisur me qëllim të mbledhjes të sa më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjenerali i NATO-s thekson se tensionet etnike në Bosnje e Hercegovinë kanë gjithashtu potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka deklaruar se aktivitetet e Rusisë për nxitjen e tensioneve mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe prishjen e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjën dhe Hercegovinën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të përmirësonin integrimin e saj euroatlantik”, ka theksuar gjenerali amerikan.

Sipas tij, etniteti serb i Bosnjës po përpiqet ta dobësojë pushtetin shtetëror.

spot_img

Të fundit

Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër,...

Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të...

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Pronari i platformës X ka publikuar një video të...

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Në atë kohë, konsiderohej vetura më e mirë, më...

Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë...

Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë homazhe në varrezat e martirëve të kësaj ane, në 25-vjetorin e...

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Pronari i platformës X ka publikuar një video të shkurtër që flet shumë për lëvizjen e radhës që do të bëjë. Janë të njohura planet...