Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për...

Moti me diell sot, në këto vende pritet të ketë reshje shiu

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

Extra AL PVC

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare që nga pushtimi rus i Ukraninës, me aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle për herë të parë nën komandën e aleancës.

Anija franceze dhe ato të tjerat shoqëruese janë pjesë e një stërvitjeje që NATO thotë se do t’i ndihmojë anëtarët e saj të mësojnë të punojnë së bashku dhe t’i largojnë armiqtë.

Siç raportohet, anija franceze me energji bërthamore ka filluar misionin e saj në Detin Mesdhe, afërt portit Toulon.

Vendosja e saj nën kontrollin operacional të NATO-s për herë të parë thuhet të jetë mjaft simbolike, e sidomos për faktin se anija e mban emrin e ish-presidentit që e nxori Francën nga struktura komanduese e aleancës në 1966.

Edhe pse Franca iu bashkua NATO-s përsëri në vitin 2009, interesi i saj për stërvitje dhe misione u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, përcjell Telegrafi.

Por, vendimi që anija me energji bërthamore të jetë nën komandën e NATO-s u prit me kritika nga e majta dhe e djathta ekstreme franceze.

Mirëpo, shteti francez tha se kjo masë është pjesë normale e të qenit anëtar i një aleance ushtarake shumëkombëshe.

Është e rëndësishme sepse na lejon të qëndrojmë në zinxhirin komandues dhe t’i njohim më mirë njerëzit me të cilët mund të bashkëpunojmë në rast krize”, tha kundëradmirali francez, Jacques Mallard.

Bëhet e ditur se dislokimi do të përfshijë rreth 20 anije nga Italia, Spanja dhe Turqia.

Ndryshe, në prag të misionit, ambasadorët e NATO-së nga 32 vendet anëtare të saj kanë vizituar anijen franceze për të parë sesi aeroplanët luftarak ngrihen nga kuverta e fluturimit drejt qiellit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për...

Moti me diell sot, në këto vende pritet të ketë reshje shiu

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell...

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që parashihet të mblidhen pesë sosh. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do...

Moti me diell sot, në këto vende pritet të ketë reshje shiu

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...