spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Murati kritikon Kurtin thotë se mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë është një mburrje e kot dhe populiste

Extra AL PVC

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Murati ka thënë se “mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste”.

Murati ka thënë se Kurti duke dalë kundër idesë për ripërcaktimin e kufijve dëmtoi rëndë funksionalitetin e Kosovës, pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe vetë mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sigurisht kjo politikë iu shpërblye me marrje të pushtetit, por jo me zgjidhje të mira për Kosovën. Andaj, mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste. Ajo mund të sjell vota aktualisht, por nuk jep zgjidhje afatgjata. Vetëm një shkëputje nga logjika e zgjidhjeve që përfshijnë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe përfshirja në marrëveshjen me Serbinë edhe e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të mund të krijonte një situatë të favorshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Murati.

spot_img

Të fundit

Rënia për 19 vende në indeksin e lirisë së mediave, Bajrami: Tashmë s’ka askush asnjë dyshim se VV është kundër mediave

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në indeksin e...

Austin thotë se s’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet...

Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë

Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në vitin 2002,...