Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me...

Veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan sulmohen me shishe xhami në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa po patrullonte...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtari i OKB-së: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat

Extra AL PVC

Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga lufta shkatërruese e Izraelit, tha të premten një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet te Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka rrënuar shumicën e territorit të vogël bregdetar me 2.3 milionë banorë, duke i lënë shumicën e civilëve të pastrehë, të uritur dhe të rrezikuar nga sëmundjet.

Pehr Lodhammar, zyrtar i lartë i OKB-së për veprim kundër minave (UNMAS), tha të premten në Gjenevë se lufta e ka mbushur me 37 miliardë tonë mbeturina territorin e mbipopulluar palestinez.

Ai tha se, edhe pse nuk është e mundur të dihet numri i saktë i mjeteve të pashpërthyera në Gazë, është parashikuar se mund të nevojiten 14 vjet sipas kushteve të caktuara për t’i hequr mbeturinat, përfshirë dhe gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

“Ne e dimë se ekziston një shkallë e dështimit prej 10 për qind të municioneve tokësore që po shkrepen dhe nuk po shpërthejnë”, tha ai.

“Po flasim për rreth 14 vjet punë me 100 traktorë”, shtoi ai.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./rel/

spot_img

Të fundit

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me...

Veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan sulmohen me shishe xhami në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa po patrullonte...

Jashari: Luani dhe familja Haradinaj e kishin kuptuar me kohë se lirinë nuk ta dhuron askush

Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan...

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda prekë eksponentë të...

Veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan sulmohen me shishe xhami në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR’in amerikan në fshatin Miokovicë janë sulmuar me...

Kryeziu në manifestimin për Skënderbeun: Mirupafshim në çdo ditëlindje të Atit tonë shpirtëror, sepse ky aktivitet do të jetë tash e tutje tradicional

Kryeorganizatori nga Korporata Kryeziu, Qëndrim Kryeziu në fjalimin e tij në manifestimin e 619-vjetorit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, tha se kjo datë...