Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitoi PDK-në, diskutuan për reformën zgjedhore e zgjedhjet në veri

ISP Broadcast

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, bashkë me deputetet Eliza Hoxha, Blerta Deliu-Kodra si dhe sekretarin për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi, sot pritën në takim delegacionin e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, në krye me eurodeputetin Lucas Mandl.

Pas vendimit të djeshëm të ambasadorëve të BE-së për fillimit e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, siç u bë e ditur në komunikatë, Çitaku e falënderoi eurodeputetin Mandl për angazhimin dhe përkushtimin konsistent në avancimin e kësaj agjende.

Në këtë takim, siç bëri të ditur PDK, u diskutua edhe për gjendjen aktuale politike në vend, në veçanti për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor si dhe për reformën zgjedhore në vend.

Çitaku tha se PDK me shpalljen e këtyre zgjedhjeve, ka qenë e para që e ka dëshmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi me kandidatë për katër komunat në veri.

“PDK pret një proces zgjedhor të qetë ku zyrtarëve të angazhuar nga KQZ dhe qytetarëve me të drejtë vote, nuk do t’iu cenohet siguria. PDK si lidere e opozitës në Kosovë është prijetare dhe nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë, gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e dala nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.”, u bë e ditur tutje në komunikatën e PDK-së.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...