Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit...

Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Merr fund sezoni për Neymar, braziliani do të operohet pas lëndimit

Extra AL PVC

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, mund të mos luajë më këtë sezon, pasi pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ligamentin e nyjës së këmbës së djathtë.

Braziliani u lëndua në sfidën ndaj Lille dhe u nxor jashtë me barelë, ndërsa në njoftimin e klubit u tha se nuk kishte pësuar frakture duke dhënë shpresë për mungesë afatshkurtër.

Mirëpo, mjekët i kanë sugjeruar sulmuesit operacion për rregullimin e ligamenteve në nyje, ashtu që mungesa do të ishte afatgjate. Nëse ndodh kjo, atëherë Neymar pritet të mungoje deri në katër muaj, që do të thotë se sezoni do të ketë përfunduar për të.

“Neymar Jr ka pësuar një sërë rastesh të paqëndrueshmërisë në nyjën e këmbës së djathtë në vitet e fundit. Pas ndrydhjes së tij të fundit, më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germain rekomandoi një operacion riparimi të ligamenteve për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar e kanë konfirmuar këtë domosdoshmëri.

“Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në spitalin ASPETAR në Doha. Do të duhen 3 deri në 4 muaj përpara se ai të kthehet në stërvitje me ekipin”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Mundësia e vetme e kthimit është në finale të Ligës së Kampionëve më 10 qershor nëse PSG arrin deri në atë fazë.

 

spot_img

Të fundit

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit...

Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po...

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Këngëtarja e Izraelit në Eurovision, Eden Golan, i është...

Njoftoi se ka kancer, përfaqësuesi i Bundestagut gjerman për Ballkanin largohet përkohësisht nga politika

Adis Ahmetoviq, deputet i Bundestagut nga Hanoveri dhe i...

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë tashmë ka arritur mbi 1 milionë. Këtë e konfirmoi në emisionin “Rreth e...

Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm, Kreshnik Ahmeti,...

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Këngëtarja e Izraelit në Eurovision, Eden Golan, i është kërkuar të qëndrojë në dhomën e saj të hotelit, përveç momentit kur performon. Si pasojë e...