Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Mehaj: Kosova ka qëndrim të qartë kundër politikave ruse

ISP Broadcast

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit me nderime ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto.

Gjithashtu, në këtë vizite ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.

Gjithashtu, Ministri Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë në ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit urban, deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Përveç të tjerash, në këtë takim u bisedua dhe për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër agresorit rus.

Në këtë aspekt, Ministri Mehaj bëri të ditur se Kosova mbanë qëndrim të qartë kundër politikave ruse dhe në vazhdimësi, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ai theksoi se vendi jonë është duke ofruar gjithçka që është e mundshme, brenda kapaciteteve tona, duke përfshirë pranimin e refugjatëve si dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe po ashtu ofrimin e trajnimeve me instruktorë specialistë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi Ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme ofruar nga shtetit italian, duke u zotuar për vazhdim të thellimit të këtij bashkëpunimi, që është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...