Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës komunale 2023-2024 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë...

Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mediumi zviceran e pyet Sveçlen “A keni pritur që Serbia ta pushtojë Kosovën?”, kështu përgjigjet ai

Extra AL PVC

“Vetëm të përkohshëm”, e quan depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë të realizuar të mërkurën e kaluar, por të publikuar dje, ai flet edhe për atë se a kanë pritur “të pushtohet” vendi nga Serbia, dhe rreth asaj se a duhet partnerët ndërkombëtarë të përfshihen më shumë në atë pjesë të vendit.

U deshën plot 20 ditë që të largohen barrikadat në veri të Kosovës, të cilat u hoqën nga personat që i vendosën vetë ato.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, nuk vepruan, pasi që sipas kryeministrit Albin Kurti, “KFOR-i u kishte kërkuar kohë”.

Në intervistën dhënë mediumit zviceran, ministri Sveçka ka thënë se “kanë menaxhuar” që bashkë me partnerët ndërkombëtarë, të depërshkallëzojnë situatën, të cilën e quan, “vetëm të përkohshme”.

“Ne jemi ata që po insistojmë në rend dhe ligj, në vlera demokratike dhe në një vend që u shërben të gjithë qytetarëve njëjtë. Me ndihmën e partnerëve tanë, ne kemi menaxhuar që të sjellim një depërshkallëzim, por duke parë eksperiencat e kaluara, kjo është pa dyshim vetëm e përkohshme.” – ka thënë ai.

Një pyetje mjaft e rëndësishme i është shtruar në këtë intervistë z.Sveçlës. Ai është pyetur si vijon: “A keni pritur që Serbia ta pushtojë Kosovën?”.

Sveçla ka përmendur se kanë qenë dhe janë ende të shqetësuar, por jo edhe “të frikësuar”.

“Kemi qenë dhe jemi të shqetësuar, por nuk nënkupton se jemi të frikësuar. Analiza e situatës bazohet në fakte dhe arsye ekzistuese. Por skenarët e paarsyeshëm nuk mund të përjashtohen plotësisht. Aktualisht jemi dëshmitarë të një lufte në Evropë, në të cilën një despot ka ndjekur synime të errëta për Ukrainën dhe rajonin, duke kapërcyer vijat e kuqe që deri vonë dukeshin të paimagjinueshme.” – është përgjigjur ai.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në...

Silva i jep lamtumirën Chelseat

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë...

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës komunale 2023-2024 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë...

Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 58-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 03877...

Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në mesditë, ku Clermonti morri një fitore të madhe 4-1 ndaj Racing Strasbourg. Sulmuesi nga Kosova ishte...

Silva i jep lamtumirën Chelseat

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani iu bashkua Chelseat si transferim i lirë në gusht të vitit...