Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sulm ndaj zyrtarit të KQZ’së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan

Ka vdekur në burrë në Gjilan, pasi paraprakisht iu...

Gjendet një mjet i dyshimtë në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mediat serbe: Ushtria është vendosur pranë Jarinjës

Extra AL PVC

Ekipi i televizionit serb N1 ka vërejtur se në rrugën drejt pikës kufitare të Jarinjës, në Rudnicë nga ana e Serbisë, dy kilometra para Jarinjës, janë vendosur gjashtë automjete ushtarake (topa me rreze të gjatë veprimi) të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake. Gazetari i mediumit të pavarur serb N1 tha se nuk u lejuan të xhironin ato automjete ushtarake.

Ai shtoi se në barrikada aktualisht është situata e qetë.

Kujtojmë se mbrëmë, pas raportimit për të shtëna në Zubin Potok, është takuar e gjithë udhëheqësia e ushtrisë serbe dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq u raportua se ishte nisur drejt Rashkës.

Ai tha për “TV Pink” se këto janë detyra komplekse dhe se ushtria me siguri do t’i përmbushë, pa dhënë detaje. Gazetari i N1 shton se situata ishte krejtësisht identike edhe vitin e kaluar kur rruga Jarinje-Leposaviq u bllokua, në të njëjtin vend u vendosën automjete të blinduara dhe disa herë mbi të fluturuan avionë ushtarakë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe gjatë ditës, siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, do të vizitojë disa nga njësitë e Forcave të Armatosura Serbe në terren.Mediat proqeveritare në Beograd, sipas N1, kanë raportuar mbrëmë se në Zubin Potok janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, ndërsa disa kanë thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes serbëve vendas dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe ndonjë grupi në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit e KFOR-it kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna, afër një patrulle të tyre, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ata deklaruan se po hetojnë incidentin në Zubin Potok dhe u bënë thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin retorikën dhe lëvizjet që mund ta përkeqësojnë situatën.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sulm ndaj zyrtarit të KQZ’së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan

Ka vdekur në burrë në Gjilan, pasi paraprakisht iu...

Gjendet një mjet i dyshimtë në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici...

Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sulm ndaj zyrtarit të KQZ’së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është liruar nga akuza për sulm ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha në...

Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan

Ka vdekur në burrë në Gjilan, pasi paraprakisht iu keqësua gjendja shëndetësore në oborrin e shtëpisë së tij. I njëjti ishte transportuar në Spitalin e...

Gjendet një mjet i dyshimtë në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se ka vërejtur një mjet të dyshimtë-predhë në shtëpi. Predha ka depërtuar nga pjesa e jashtme,...