Peja nga “asgjë” tash synon gjithçka, sonte përballja e madhe kundër Yllit

Peja dukej e “humbur” pas dy ndeshjeve të para...

Bytyqi e AAK-së: Premtimi i VV-së për banesa sociale nuk do të realizohet

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi shprehet skeptike rreth realizmit të...

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Extra AL PVC

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Pika tjera të seancës janë:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin

“Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

Po ashtu Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për zyrtarët publikë, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, shqyrtimin e Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe emërimin e një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Indeks Online/

spot_img

Të fundit

OKB: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

Një raport i lëshuar nga Programi i OKB-së për...

Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Barcelona ka siguruar vendin e saj në Ligën e...

Peja nga “asgjë” tash synon gjithçka, sonte përballja e madhe kundër Yllit

Peja dukej e “humbur” pas dy ndeshjeve të para...

Bytyqi e AAK-së: Premtimi i VV-së për banesa sociale nuk do të realizohet

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi shprehet skeptike rreth realizmit të...

OKB: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

Një raport i lëshuar nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) vlerësoi se rindërtimi i plotë i Gazës mund të marrë dekada. “Shkalla e shkatërrimit...

Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Barcelona ka siguruar vendin e saj në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25, pesë ndeshje para përfundimit të sezonit të rregullt në La Liga. Përkundër...

Peja nga “asgjë” tash synon gjithçka, sonte përballja e madhe kundër Yllit

Peja dukej e “humbur” pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në Basketboll. Por, kështu nuk ndodhi. Pejanët u rikthyen....