Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Marlboro, West”, policia sekuestron 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka njoftuar njofton se në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit ka parandaluar kontrabandën me mallra, ku ka sekuestruar 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg.

Deri te kjo erdhi kur organet e rendit kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar. Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit lord60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
“Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg. Vlera e mallit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore, dhe se malli i kontrabandës dhe automjeti u sekuestruan dhe u dërguan në terminalin doganor-Hani i Elezit.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit,...

Lirohen katër zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës që akuzoheshin për keqpërdorime në projektin e autostradës së Gjilanit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa Berisha, Leonora...

U kap duke vozitur nën masë mbrojtëse, 23-vjeçari gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meqë i njëjti është kapur duke drejtuar veturën, edhe pse kishte masë...

Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë bërë homazhe së bashku pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin...